RMV, nxënësit edhe një javë mund të aplikojnë për testimin pranues në gjimnazin për matematikë dhe informatikë

Nxënësit e shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut që do të mbarojnë shkollës fillore, do të mund të aplikojnë deri më 31 maj për të ndjekur procedurat për regjistrim në gjimnazin e vetëm për matematikë dhe informatikë, transmeton Portalb.mk.

Nxënësit që janë të interesuar të regjistrohen, duhet të kenë notë mesatare më së paku 4.5 prej klasës së gjashtë deri në të nëntën. Këta nxënës do të kenë mundësi të marrin pjesë në provimin pranues për regjistrim.

Për t’u regjistruar nxënësit në këtë gjimnaz, duhet të kenë të gjitha notat shkëlqyeshëm (5) në matematikë dhe fizikë, lëndë ku edhe do të testohen.

“Dhënia e provimit pranues do të realizohet në hapësirat e SHMGJNQSH “Zdravko Cvetkovski” Shkup, Bul. “Aradhat Partizane” nr. 91, Shkup edhe atë lënda – Matematikë më datë 02.06.2021 me fillim në orën 10 ndërsa – Fizikë më datë 04.06.2021 me fillim në orën 10”, sqarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Aplikimi mund të bëhet në formë elektronike në adresën [email protected] ose në arkivin e ministrisë.

Ndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2021/2022, duke përcaktuar tre afate për regjistrim. Afati i parë për regjistrim do të mbahet më 14 qershor (12:00-19:00), 15 qershor (07:00-19:00), 16 qershor (07:00-19:00) dhe më 17 qershor (07:00-15:00), ndërsa më 17 qershor prej orës 16:00 deri 19:00 duhet të dalin rezultatet dhe vendet e lira.

Aplikimi i dytë për vendet e lira do të realizohet më 22, 23 dhe 24 qershor, ndërsa rezultatet dhe vendet e lira publikohen më 24 qershor deri në ora 19:00, ndërsa afati i tretë do të realizohet më 30 qershor prej orës 07:00 deri më 19:00, ndërsa rezultat publikohen më 1 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button