Zidan trajner i mundshëm i Real-it

Njëri ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave francezi Zinedine Zidane po hedh hapa konkretë përsa i përket karrierës si trajner. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, Zizu do të drejtojë një nga 3 ekipet e të rinjve të Real Madrid.

Lajmi u bë i ditur nga “El Confidencial”, që shkruan se Zidane, si trajner do të ishte një alternativë më tepër për presidentin Florentino Perez, në rast se Jose Mourinho nuk do të qëndrojë deri në fund të kontratës.

Kjo varet shumë edhe nga ndeshja e kthimit në Champions League, ku Reali udhëton në Angli për tu ndeshur me Manchester United (ndeshja e parë 1-1), ku një eleminim i mundshëm do ta vinte në rrezik pankinën e “Special One”

Lajme të ngjashme

Back to top button