fbpx

“Tiff Oda” organizon kinema në qiell të hapur në disa qytete të RMV-së

Kinema në qiell të hapur do të organizohet në disa qytete të Maqedonisë së Veriut nga festivali “Tiff Oda”, filmat me tematika të ndryshme pritet të fillojnë të shfaqen me datë 4 qershor në Tetovë ndërkaq të përfundojnë me datë 2 gusht në Strugë, shkruan Portalb.mk.

Përveç pjesës së festivalit kryesor ndërkombëtarë të filmit i cili mbahet nga fundi i vitit, organizatorët e “Tiff ODA” gjatë stinës së verës do të shfaqin disa filma në qiell të hapur në disa qytete të Maqedonisë së Veriut.

Këto janë datat dhe qytetet ku do të shfaqen filmat:

  • Tetovë – Park

04/06/2021

05/06/2021

03/07/2021

07/08/2021

11/09/2021

02/10/2021

  • Gostivar – Park

12/06/2021

10/07/2021

30/07/2021

11/09/2021

  • Kërçovë- Park

16/07/2021

17/07/2021

  • Dibër- Park

31/07/2021

03/09/2021

  • Strugë – Park

01/08/2021

02/08/2021

Ndryshe, njoftojmë se festivali Ndërkombëtar i Filmit “ODA” gjithashtu ka disa ditë që ka hapur thirrjen për Festivalin e dhjetë të Filmit që do të mbahet nga data 28 gusht deri më 3 shtator në Tetovë. Qëllimi i këtij festivali është që të ju ofrojë artistëve të filmit mundësinë për të kontribuar në ngritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve nëpërmjet punës së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button