RMV, 14 raste të reja ndërsa 13 vdekje nga Kovid-19, i lartë numri i të shëruarve

Nga gjithsej 1,489 teste të kryera për Kovid-19 në RMV gjatë 24 orëve të fundit, 14 persona kanë rezultuar pozitiv ndërsa 13 persona kanë humbur betejën me virusin, gjithsej 103 pacientë janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej janë raportuar 13 humbje jete : 3 humbje jete nga Shkupi (61, 76 dhe 86) dhe Gostivari (63, 69 dhe 83),nga  një humbje jete prej këtyre qyteteve  Strumica (80), Kavadari  (86), Prilepi (70 ), Koçani (76), Tetova (68), Gjevgjelia (50) dhe Valandova (72).

Rastet e reja:

  • Shkup – 10
  • Kumanovë, Kavadari , Resnje dhe Makedonski Brod -nga  1 rast në secilin qytet

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

  • Shkup – 40
  • Strumicë  – 8
  • Kumanovë dhe Kavadar -nga  7 pacientë të shëruar në secilin qytet
  • Ohër dhe Vinicë – nga 6 pacientë të shëruar në secilin qytet
  • Prilep dhe Kratovë – nga 4 pacientë të shëruar në secilin qytet
  • Veles, Sveti Nikole, Radovish dhe Berovë – nga 3 pacientë të shëruar në secilin qytet
  • Manastir – 2, Shtip, Koçani , Kërçovë, Negotinë, Kriva Pallankë, Dellçevë dhe Probishtip – nga 1 pacient të shëruar në secilin qytet

Ndryshe, deri tani, nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 779,581 teste të Kovid-19 në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë  është 155,071, numri i pacientëve të shëruar  është 147,043, numri i atyre që humbën jetën  është 5,342 dhe numri i rasteve aktive është 2,686.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button