Një pjesë e tetovarëve përsëri ngelën pa ujë për pije, nga NPK-ja nuk tregojnë kur do të sanohet defekti

Një pjesë e qytetit të Tetovës përsëri ka ngelur pa ujë, edhe atë tash 48 orë. Nga Ndërmarrja Publike Komunale potencuan se bëhet fjalë për një defekt në rrjetin e ujësjellësit por nuk treguan se kur pritet të sanohet ky defekt, qytetarët ankohen në rrjetet sociale, shkruan Portalb.mk.

Rreth katër lagje me mijëra banorë në qytetin e Tetovës kanë ngelur përsëri pa ujë për pije, nga NPK-ja informojnë se punonjësit e kësaj ndërmarrje janë në terren dhe punojnë në sanimin e defektit, pa saktësuar se kur pritet të ju kthehet uji qytetarëve.

“Ju informojmë se sot (25.05.2021),për shkak të një defekti në gypin ф-200, në rrjetin ujësjellës qe furnizon me ujë të pishëm në rrugën G.Delçev do të ketë ndërprerje të ujit deri në përfundim të defektit. Punëtorë të ndërmarjes nga NJ.P.”Ujësjellësi dhe Kanalizimi “ do të jenë te angazhuar maksimalisht për një sanim më të shpejt dhe më efikas të defektit. Ju falemnderojmë për mirëkuptimin” shkruajnë nga Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) në Fejsbuk.

Ndryshe, nga fillimi i këtij vitit Tetova po përballet me probleme të ujësjellësit për shkak të defekteve në rrjetin e ri të ujësjellësit, i cili u ndërtua për tu tejkaluar problemet disa dekadëshe me mungesën e ujit për pije. Ndërkaq nga Ndërmarrja Publike Komunale theksojnë se nuk ka të bëje me defekt të ujësjellësit por për shkak të sasisë së vogël të prodhimit të ujit nga burimet natyrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button