Kovaçevski: Do të përpiqemi të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, nëse ka do të jetë minimale

Si kompani aksionare, as nuk mund as të konfirmojmë dhe as të mohojmë spekulimet në opinion për çmimin e energjisë elektrike, tha drejtori i përgjithshëm i ShA ESM Vasko Kovaçevski kur u pyet nëse pas njoftimeve të Kryeministrit për prodhimin e energjisë së gjelbër, do të ketë ‘kërcim’ në çmimet e energjisë elektrike, transmeton Portalb.mk.

“Vendimi merret nga Komisioni Rregullator, i cili është organ i pavarur. Edhe pse detyrimi ligjor për këtë vit është dorëzimi i 70 përqind të furnizuesit universal EVN Home, si kompani po bëjmë llogaritjet dhe përpjekjet për të dorëzuar përsëri si vitin e kaluar 100 për qind energji elektrike me çmim që do të rregullohet nga Qeveria. Shpresoj dhe pres që çmimi në pjesën tonë si ESM të mos ndryshojë, megjithëse ne marrim pjesë me rreth 40 përqind të çmimit të përgjithshëm të energjisë elektrike. Konsideroj se këtë vit do ta stabilizojmë çmimin në mënyrë që të mos ketë rritje ose nëse një gjë e tillë ndodh, gjë që vendoset nga Rregullatori, të jetë diçka minimale në faktorin e korrigjimeve”, tha Kovaçevski, gjatë dhurimit të një makine për pastrimin e dyshemeve, pajisjvee higjienike dhe dezinfektuese për pikën e vaksinimit në Manastir.

Ai kujtoi se nga viti 2017, kur morën kompaninë si fuqi e re ekzekutive, kthyen tarifën e lirë dhe liberalizimin e tregut kur morën pjesë me çmimin më të ulët tek furnizuesi universal EVN Home. Me çka, siç theksoi Kovaçevski, ESM qëndroi si mbrojtës i çmimit të ulët të energjisë elektrike, e gjithë kjo në kurriz të kompanisë dhe shtetit.

“Por vendi ynë përpiqet për skenar të gjelbër për prodhimin e energjisë. Kjo do të thotë që për dy ose tre vjet REK Oslome duhet të mbyllet, në vitin 2025 duhet të shuhet Blloku 1, dhe si rrjedhojë e tij edhe Blloku 2 dhe 3. Duhet të ndërtojmë termocentrale të reja me gaz, fotovoltaikë, parqe me erë. Në procedurë është tenderi për ndërtimin e Çebrenit, të gjitha ato investime për shkak të stabilitetit energjetik në vend, por edhe investimet ekologjike në filtrat në REK dhe projekte të tjera ekologjike nënkuptojnë fonde të konsiderueshme të investimeve nga kompania jonë dhe shteti. Ne gjejmë mënyra, për momentin i bëjmë të gjitha kursimet në kurriz të kostove joproduktive. Por në vitet e ardhshme do të duhet të përshtatemi me trendet e reja”, tha Kovaçevski.

Drejtori i REK “Manastirit” Zlatko Qurçievski tha se që nga viti i kaluar, po përballen me një seri pengesash në procesin e prodhimit, por që me përpjekje mbinjerëzore ata po përpiqen që prodhimi të zhvillohet siç është planifikuar.

“Përfshirë 20 majin, minierat dorëzuan 1,625,000 tonë qymyr, që është shumë afër parashikimit. Presim të mbarojmë vitin me 4,800,000 tonë qymyr të projektuar, i cili do të jetë i mjaftueshëm për përmbushjen e planit të prodhimit prej 2,750 gigavat orë. Në periudhën e kaluar, vitin e kaluar, derisa problemet vazhduan këtë vit, ne po përballemi me një seri pengesash në procesin e prodhimit, kryesisht për shkak të përmbytjeve, por edhe për shkak të mbetjeve të pa gërmuara në 15 vitet e fundit. Me përpjekje mbinjerëzore, investime në prodhim, ne jemi optimistë se në pjesën e dytë të vitit do ta realizojmë atë që ishte planifikuar” tha Qurçievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button