Anisa tregon sugjerimet e saj për atë se çfarë do të ndryshonte në gjimnazin e Tetovës (VIDEO)

Në gjimnazin e Tetovës “Kirili Pejçinoviq” do të kisha ndryshuar qëndrimin e disa profesorëve të cilët bëjnë që nxënësit të besojnë se nuk janë të aftë për asgjë dhe se profesori është një pozitë më lartë se ata. Kështu u shpreh nxënësja Anisa Bexheti në temën për Portalb “Çfarë do të kisha ndryshuar në shkollën/universitetin ku studioj”. Ndërsa, mes sugjerimeve të saj ishin edhe të përmirësohet gjendja me higjienën dhe të librave në këtë shkollë.

“Diçka që unë do të doja të ndryshoja në shkollën tonë padyshim është mungesa e higjienës, ku nxënësit kalojnë kohën e tyre aty. Diçka tjetër që do të doja të ndryshoja është mungesa e librave, ku prindërit detyrohen që fëmijëve të tyre tua sigurojnë vet librat, pavarësisht  obligimeve të tjera që kanë për fëmijët e tyre.”- përmendi Anisa në video për Portalb.

Anisa më tej theksoi se disa profesor duhet të ndryshojnë qëndrimin e tyre sepse bëjnë që studentët të ndjehen të paaftë.

“Diçka tjetër që do të doja të ndryshoja në shkollën ku mësoj është qëndrimi i disa profesorëve që bëjnë nxënësit të besojnë që nuk janë të aftë për asgjë dhe që profesori është në një pozitë më të lartë se nxënësi, kështu duke i nënvlerësuar dhe nënçmuar nxënësit, poashtu mendojnë që respekti fitohet me frikë dhe jo me meritë. Por, do të veçoja disa profesorë të cilët janë të denjë për punën e tyre. Ju faleminderit” – theksoi Anisa në video.

Deri më tani në këtë temë kanë marrë pjesë 6 studentë, të cilët kanë dhënë sugjerimet e tyre përmes videove.

Ndërkaq, për të parë sugjerimet e studentëve të tjerë ju mund të klikoni te linqet më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button