Radev nga Brukseli: Prioriteti ynë për ndarjen e vaksinave është Maqedonia e Veriut

Presidenti bullgar Rumen Radev, para fillimit të ditës së dytë të Samitit të BE-aë në Bruksel, i cili i kushtohet luftës kundër kovid-19 dhe ndryshimit të klimës, tha se për Bullgarinë prioritet është ndarja e vaksinave me Maqedoninë e Veriut, raporton MIA nga Brukseli, transmeton Portalb.mk.

“Do të shqyrtojmë mekanizmin për ndarjen e vaksinave nga vendet anëtare në vendet e treta, për Bullgarinë përparësi është Ballkani Perëndimor me Maqedoninë e Veriut në krye”, tha Radev.

Presidenti bullgar dje u takua dje me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, me të cilën bisedoi për Maqedoninë e Veriut, raportuan media bullgare.

Mbrëmë para fillimit të Samitit të BE-së, ai porositi se do t’u kërkojë kolegëve të tij solidaritet dhe mirëkuptim për specifikat e secilit shtet anëtar.

Në vend tashmë mbërrijnë vaksina, të cilat i siguron BE-ja si ndihmë përmes marrëveshjeve trepalëshe nën programin “Team Europe”,  program i koordinuar nga Austria.

Në ndërkohë, Qendra mjekësore “Komak medikal”, me ndihmën e disa ministrive bullgare dhe Agjencisë doganore, javën e kaluar filloi vaksinimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kundër kovid-19 në pikat kufitare Stanke Lisiçkovë – Delçevë dhe Zllatareve – Novo Sellë në kufirinbullgaro-maqedonas.

Ata që duan të vaksinohen do të mund ta bëjnë këtë vetëm pas rezervimit paraprak përmes telefonit: +359 886 800 264 (Viber) dhe +359 882 516 981 (Viber). Pas shprehjes së dëshirë për t’u vaksinuar në këto numra, një ekip i “Komak Medical” do të kontaktojë personat për data dhe orare konkrete për vaksinimin.

Fushata filloi pas miratimit nga ish-qeverisë bullgare të Bojko Borisovit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button