RMV, iniciativë e re për referendum kundër digjitalizimit të librave- MASh: është absurd bllokimi i progresit

Iniciativa qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë” prej sot e deri të enjten në zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Shkup dhe Manastir përsëri do të mbledhë nënshkrime për inicimin e një referendumi, për qytetarët të votojnë për projektligjin për tekstet shkollore dhe materialet mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm, pasi iniciativa e tyre nuk u pranua në Kuvend javën e kaluar për shkak se siç u shprehën nga Kuvendi, nënshkrimet nuk ishin mbledhur në përputhje me Ligjin për Referendumin, transmeton Portalb.mk.

Nga ana tjetër nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka reaguar, duke thënë se megjithëse e drejta për inicimin e një referendum është legjitime, pasi është e garantuar me kushtetutë, sidoqoftë, arsyeja pse përdoret kjo e drejtë sipas tyre, nuk është e justifikuar.

“Është absurde që në referendum të bllokohet progresi dhe digjitalizimi me të cilin modernizohet arsimi. Ndryshimet duhet të ndodhin. Risitë janë sfidë për të gjithë, por ne nuk duhet të heqim dorë prej tyre, por përkundrazi të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe në mënyrë transparente për integrimin e tyre në sistem. Zgjidhja ligjore në lidhje me materialet  për mësim është plotësisht në përputhje me kohën dhe epokën e teknologjisë IT në të cilën të rinjtë jetojnë dhe për shumicën e tyre, përdorimin e një pajisje elektronike për zotërimin e një materiali mësimor ose teme të veçantë, kërkimin dhe hulumtimin e të dhënave përmes internetit nuk është problem, por një praktikë e zakonshme që ligji do ta bëjë të disponueshëm për të gjithë, përfshirë edhe për nxënësit nga familjet e rrezikuara sociale”, thuhet në reagimin e MASh-it.

Konkluzioni i Komisionit do t’i paraqitet kryetarit të Kuvendit, kurse në ndërkohë nënshkruesit e iniciativës kanë mundësi të mbledhin minimumin e kërkuar prej 100 nënshkrimeve në zyrat përkatëse, shtoi Mirakovska.

Prindërit që kërkojnë tërheqjen e Ligjit për tekstet shkollore, disa ditë më parë në Kuvend paraqitën iniciativë për referendum, nga ku prisnin dritë jeshile për fillim të mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve për zhvillimin e një referendumi në nivelin shtetëror.

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për digjitalizimin e librave shkollorë, tashmë me javë të tëra javë ka ngjallur revoltë në mesin e prindërve, të cilët janë kundër tyre. Megjithatë MSh këmbëngul se digjitalizimi i librave është në të mirë dhe dobi të nxënësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button