Mali, ushtria arrestoi presidentin e përkohshëm dhe kryeministrin e vendit

Siç raportojnë mediat lokale, ushtria e Malit ka arrestuar presidentin e përkohshëm të vendit dhe kryeministrin duke i dërguar ata në një bazë ushtarake, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale duke cituar burime diplomatike raportojnë se një eskortë ushtarake shoqëroi presidentin Bah N’Daw, i cili udhëheq qeverinë kalimtare në vend, së bashku me kryeministrin Moctar Ouane dhe ministrin e Mbrojtjes, Souleymane Doucoure, për në kampin ushtarak ‘Kati’ që ndodhet rreth 15 kilometra në veriperëndim të kryeqytetin Bamako.

Arrestimi vjen disa orë pas emërimit të qeverisë së re pas konsultimeve midis presidentit dhe grupeve të shoqërisë civile. Këto takime i paraprinë dorëheqjes në fillim të këtij muaji të qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga Ouane, i cili u riemërua nga presidenti për të formuar qeverinë e re.

Ndërkohë, ambasada turke në Bamako këshilloi shtetasit turq në vend që të jenë të kujdesshëm dhe të mos dalin jashtë pa nevojë, pas lajmeve mes aktivitetit ushtarak në rritje.

Ambasada amerikane po ashtu raportoi rritjen e aktivitetit ushtarak në Bamako dhe u bëri thirrje amerikanëve të shmangin udhëtimet jo-thelbësore brenda qytetit, si dhe të monitorojnë mediat lokale për zhvillimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button