Shqetësim pas videos së kritikut bjellorus Protasevitsh

Roman Protasevitsh i arrestuar në aeroportin e kryeqytetit bjellorus, Minsk ka folur në një video të publikuar në një kanal të afërt me qeverinë, në Telegram. Aty ai pranon se ndodhet në “burgun hetimor” Nr. 1 në Minsk. “Do të vazhdoj të bashkëpunoj me hetuesit dhe pranoj, se kam organizuar protestat masive në qytetin Minsk”, thotë në video Protasevitsh duke shtuar se ai është trajtuar sipas ligjit dhe se do të bëj dëshmi të tjera. “Personeli sillet ashtu si duhet me mua dhe respekton ligjin”, shprehet Protasevitsh i ulur në një tavolinë.

Sipas opozitës bjelloruse, videoja është regjistruar nën presion. “Roman nuk ka thënë asnjëherë vullnetarisht atë që thotë tani në kamera”, thuhet në Telegram. “Fytyra e tij ka makijazh, gjurmët e goditjeve janë të dukshme, hunda është e thyer.” Drejtuesja e opozitës  bjelloruse, që jeton në ekzil, Svetlana Tihanovskaja tha në Sky News, se ajo ka shumë frikë “jo vetëm për lirinë, por edhe për jetën e tij”, transmeton DW.

“Asnjë ankesë për gjendjen shëndetësore”

Autoritetet e republikës bjelloruse të drejtuar në mënyrë autoritare urdhëruan një ulje të detyruar të dielën të një avioni në rrugën nga Athina në Vilnius. Në bordin e avionit ndodhej edhe blogeri i kërkuar nga pushtetmbajtësi Lukashenko, i cili e kërkonte atë në plan ndërkombëtar. Një ditë pas uljes së detyruar, Ministria e Punëve të Brendshme të Bjellorusisë konfirmoi arrestimin e blogerit.

Një zëdhënëse e ministrisë, tha se Protasevitsh ndodhet në paraburgim. Nga ana e administratës nuk ka “asnjë ankesë për gjendjen e tij shëndetësore”, shtoi zëdhënësja. Më parë nëna e 26 vjeçarit Protasevitsh kishte thënë për mediat, se djali i saj me gjasë ndodhet në spital pasi ka probleme me zemrën. “Këto informacione janë të gabuara”, deklaroi ministria. Edhe blogeri ka pohuar në video se “mund të sqaroj, se nuk kam probleme shëndetësore dhe as probleme me zemrën apo organe të tjera.”

BE vendos sanksione të tjera kundër Lukashenkos

Ulja e detyruar e avionit të Ryanair me Protasevitsh në bord u kthye në temë qendrore të samitit të BE në Bruksel të hënën. Ashtu si pritej, krerët e shteteve dhe qeverive të BE vendosën sanksione kundër regjimit bjellorus. Kështu shoqëritë bjelloruse të fluturimit në të ardhmen nuk do të përdorin hapësirën ajrore të BE dhe nuk lejohet të startojnë apo ulen në aeroportet e BE. Përveç kësaj lista me personat e sipërmarrjet kundër të cilave do të ketë bllokim të pasurive do të zgjerohet. Samiti i kërkoi Këshillit të BE të vendosë sanksione të tjera ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button