Sekretari Blinken udhëton në Lindje të Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken udhëton të hënën në Lindje të Mesme për të diskutuar me zyrtarë izraelitë dhe palestinezë, pas arritjes së armëpushimit javën e kaluar, që mundësoi ndaljen e luftimeve 11 ditëshe mes Izraelit dhe militantëve palestinezë, shkruan REL.

Ndalesa e parë e Sekretarit Blinken do të jetë Izraeli dhe më pas ai do të vizitojë, Bregun Perëndimor, Jordaninë dhe Egjiptin.

“Blinken do të takohet me udhëheqësit izraelitë në lidhje me angazhimin tonë të fuqishëm për sigurinë e Izraelit”, tha presidenti amerikan, Joe Biden përmes një deklarate. Vizita e tij, sipas deklaratës, është pjesë e përpjekjeve të administratës amerikane për të mbështetur popullin palestinez.

Ndërsa në bisedime me zyrtarët e vendeve të rajonit, Blinken do të angazhohet për koordinim ndërkombëtar për të siguruar ndihma për Gazën.

Shtetet e Bashkuara synojnë të ndihmojnë Gazën në atë mënyrë që mjetet të mos bien në dorën e Hamasit, grupit që udhëheq me qytetin, por që konsiderohet terrorist nga Izraeli, SHBA-ja dhe vendet tjera perëndimore.

Administrata e Bidenit ishte kritikuar për reagimin e saj fillestar ndaj dhunës vdekjeprurëse. Kritika ka pasur edhe nga aleatët demokratë në Kongres, të cilët po bënin thirrje për një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit dhe përgjigjen e tij ndaj sulmeve me raketa nga Hamasi.

Në dekaratë, Biden tha se Uashingtoni ishte angazhuar për një “diplomaci të qetë dhe intensive” në mënyrë që të arrihet armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit.

Luftimet filluan më 10 maj pas disa javësh të rritjes së tensioneve izraelito-palestineze në Jerusalem. Kulmi i tensioneve arriti kur përleshjet filluan në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë.Pastaj, Hamasi filloi të shkrepte raketa në drejtim të Izraelit, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse të forcave izraelite.

Dhuna vrau më shumë se 250 njerëz, shumica e tyre në Gaza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button