Mollza Shehu: Qëndroni pozitiv, puna është formula për sukses (VIDEO)

Mollza Shehu, 23-,vjeçarja nga Kaçaniku është dizajnere grafike tejet e talentuar. Sapo futesh në Instagragmin e saj @mollzash_design vëren stilin e veçantë që Mollza ka. Në profilin e saj mund të vëresh logo, postera dhe personazhe vizuale. Për Portalb, Mollza flet për rrugëtimin e saj deri më tani dhe për rëndësinë që ka arti në jetën e saj.

“Unë nga fëmijëria kam marrë pjesë në aktivitete të ndryshme shkollore si dhe komunale në disiplinën e artit. Marrja pjesë nëpër aktivitete më bëri që të orientohem drejt rrugës së artit. Aftësinë për të vizatuar e kam trashëguar nga nëna dhe zgjidhja më e mirë ishte të studioja në profesionin që jam tani, në dizajn grafik. Në punimet e mia mundohem të jem vetvetja dhe të jap maksimumin që të jenë të veçanta dhe të dallohen nga të tjerët.” U shpreh Mollza.

This slideshow requires JavaScript.

Egjiptianët shpesh përmenden si krijuesit e parë të logove. Në shekullin e 13-të ata përdornin figurat e kafshëve shtëpiake me hieroglife për të identifikuar ato. Ndërsa tani, ky profesion vlerësohet shumë në botë. Për këtë profesion, Mollza flet me shumë pasion.

Arti për mua është jeta dhe e ardhmja ime dhe duke punuar fort, dua të arrij majën më të lartë të suksesit.” tha Mollza.

Mesazhi që Mollza përcolli për të gjithë artistët e rinj është:

“Për të gjithë artistët e rinj që nuk kanë përzgjedhur profesionin për të ardhmen, do ua kisha propozuar dizajnin grafik. Ky profesion ka perspektivë shumë të madhe, ku mund të shfaqni aftësitë tuaja, si në art, ashtu edhe në teknologjinë bashkëkohore. Qëndroni pozitiv, punoni fort sepse puna është formula për sukses.” përmbylli Mollza Shehu. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button