Tetovë, aheng në kohë pandemie, kallëzim penal kundër pronarit 38 vjeçar të lokalit

Tridhjetetetë vjeçari B.I nga Tetova, pronar i objektit hotelerik ka pranuar kallëzim penal për shkak se nuk ka vepruar sipas rregullave në kohë pandemie, nga SPB-ja njoftuan se me datë 12 mars në lokalin e tij ka pasur 40 të ftuar për një aheng familjar, shkruan Portalb.mk.

Portalb.mk mëson se bëhet fjalë për një restorant për dasma në hyrje të qytetit të Tetovës, ndërkaq pronari i lokalit ka lejuar mbajtjen e ahengut familjar përkundër dispozitave ligjore që nuk e lejojnë këtë në kohë epidemie.

“Më 12 mars të këtij viti, pjesëtarë të policisë nga SPB-ja në Tetovë dhe inspektorë të Inspektoratit të Tregut kanë kryer kontroll në një objekt hotelerik, me çka kanë konstatuar se ka rreth 40 të pranishëm në një aheng familjar, me çka nuk janë respektuar masat dhe protokollet e qeverisë për parandalim të shpërndarjes së Kovid-19”, njoftoi Fatmir Rexhepi nga SPB-ja në Tetovë.

 

Ndryshe, nga SPB-ja sot kanë ngritur kallëzim penal edhe kundër 9 personave tjerë nga fshati Saraqinë për shkak se të njëjtit kanë qenë në një objekt hotelerik gjatë orës policore, kështu duke shkelur rregullat qeveritare për parandalimin e virusit korona. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button