RMV, vazhdon trendi i uljes së numrit të personave të infektuar, sot 15 të vdekur

Sot në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe 37 raste të reja me virusin korona nga gjithsej 3.143 persona të testuar për 24 orë, përderisa 15 persona kanë humbur betejën me sëmundjen, 69 janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej janë raportuar 15 persona të vdekur, edhe atë: 3 persona nga Manastiri (70, 71 dhe 79), 2 persona nga Shkupi (64 dhe 75), Kumanova (61 dhe 78), Tetova (58 dhe 60) dhe Prilepi (63 dhe 63) 69) dhe nga një person nga Struga (83), Gostivari (66), Velesi (73) dhe Shtipi (60).

Rastet e reja:

  • Shkup – 20
  • Kërçova – 4
  • Veles – 3
  • Tetova dhe Vinicë – nga 2
  • Kumanova, Strumica, Koçani, Sveti Nikola, Radovish dhe Makedonska Kamenica – 1.

Të shëruarit:

  • Manastir – 15
  • Shkup – 13
  • Strugë – 6
  • Kërçova – 5
  • Kumanovë – 4
  • Ohër – 3
  • Vinicë, Sveti Nikole, Gostivar, Kavadar, Gjevgjeli dhe Resnjë – 2 secili
  • Veles, Tetovë, Strumicë, Koçani, Radovish, Makedonska Kamenica, Prilep, Negotinë, Dellçevë, Demir Hisar dhe Makedonski Brod – 1 secili.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Kovid-19 nga fillimi i pandemisë është 155.063 prej të cilëve 146.869 janë shëruar kurse 5.311 kanë ndërruar jetë, aktualisht ka 2.883 raste aktive në vend.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button