RMV, 39 persona kanë shkelur orën policore ndërkaq janë gjobitur 383 të tjerë për mos mbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut gjithsej 383 persona janë gjobitur për mos mbajtje të maskës mbrojtëse kundër Kovid-19 në hapësirat ku kjo është e obligueshme ndërkaq gjithsej 39 persona kanë shkelur masën e kufizimit të lëvizjes, gjegjësisht orën policore, shkruan Portalb.mk.

Përkundër lehtësimit të masave restriktive për mbrojtje nga shpërndarja e virusit Kovid-19, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve vazhdojnë të mos i respektojnë masat në fuqi, kështu njoftuan nga MPB-ja sot.

“Nga ora 00:00 deri në 04.00 (23.05.2021) është konstatuar se 39 persona nuk kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Gjatë ditës së djeshme, në territorin e RMV-së, masën për mbajtje të maskës mbrojtëse nuk e kanë respektuar 383 persona”

Nga ministria për Punë të Brendshme apelojnë deri te qytetarët që të mbajnë maska mbrojtëse dhe të respektojnë masën për ndalesë të lëvizjes, respektivisht orën policore e cila fillon në ora 00:00 dhe përfundon në 04:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button