Misleshova vendosi shtyllen ilegale të flamurit, komuna e Strugës hesht!

Banorët e fshatit Misleshovë në afërsi të qytetit të Strugës pavarsisht rekomandimit të autoriteteve lokale për joligjëshmërin e veprimit të tyre gjatë ditës së sotme vendosën flamurin shtetëror në një shtizë të lartë prej 19 metra .

Vendosja e flamurit shtetëror kaloi në një atmosferë të qetë dhe festive, pa incidente me pjesmarrjen e qytetarëve të shumtë të etnisë maqedonase nga e gjithë Komuna e Strugës.

Ky hap i banorëve të Misleshovës bien në kundërshtim me vendimin e Inspektoratit komunal i cili para disa ditëve konkludoi se vendosja e flamurit është e jashligjshme dhe në kundërshtim me ligjet dhe rregullat në fuqi, sepse nuk ka lejet e nevojshme si dhe ndërtohet në një pronë publike pa aprovimin e autoriteteve.

Ndërkohë, në lidhje me këtë problematik nga Komuna e Strugës nuk arritëm të marrim një prononcim ,ndërsa u informuam se kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko është në Kosovë ku po merr pjes në festimet për 5 vjetorin e pavarësisë ndërsa nga inspektorati komunal nuk ju pergjigjen thirrjeve tona telefonike. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button