Për metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova

Të kapluar me çështjen nëse do t’ia nisin negociatat ose jo, anashkalojmë disa tema të cilat duken joaktuale ose teknike. E tillë është çështja për metodologjinë e re të zgjerimit. Në propozimin e kornizës për negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, të cilën vazhdimisht e përmendim, faktikisht është aplikuar metodologjia e re, e iniciuar nga Franca dhe e miratuar nga Këshilli i BE-së në mars të vitit 2020. Është e saktë që metodologjia ka ndikimin më të madh mbi negociatat, mirëpo e saktë është edhe se do të aplikohet në procesin e zgjerimit përgjithësisht.

Do të përpiqemi që sa më thjeshtë të paraqesim çka është risi në metodologjinë e re.

Procesi deri tani ka qenë i strukturuar në 35 kapituj. Kapitujt nuk ndryshojnë, por ndahen në grupe të ashtuquajtur klasterë (tematika). Megjithëse ka një lloj logjike në grupim, klasterët jo çdoherë përbëjnë një tërësi konzistente.

Prezantim i klasterëve sipas kapitujve

1. Themelet

23. Jurisprudencë dhe të drejtat fondamentale

24. Drejtësi, liri dhe siguri

Funksionim i institucioneve demokratike

Reformë në administratën publike

Kritere ekonomike

4. Prokurime publike

18. Statistikë

32. Kontroll financiar

  1. Tregu i brendshëm

1. Qarkullim i lirë i mallrave

2. Qarkullim i lirë i punëtorëve

3. E drejtë themelimi dhe qarkullim i lirë i shërbimeve

4. Qarkullim i lirë i kapitalit

6. E drejtë e shoqërive tregtare

7. E drejta e pronësisë intelektuale

8. Politikë për konkurrencë

9. Shërbime financiare

28. Mbrojtje e konsumatorëve dhe mbrojtje shëndetësore

3. Konkurrencë dhe rritje inkluzive

10. Shoqëri informatike dhe media

16. Tatimim

17. Politikë ekonomike dhe monetare

19. Politikë sociale dhe punësim

20. Ndërmarrje dhe politikë industriale

25. Shkencë dhe hulumtim

26. Arsim dhe kulturë

29. Unioni doganor

  1. Agjendë ekologjike dhe lidhshmëri e qëndrueshme

14. Politikë transporti

15. Energji

21. Rrjete transevropiane

27. Mjedisi jetësor

  1. Resurse, bujqësi dhe kohezion

11. Bujqësi dhe zhvillim rural

12. Siguri e ushqimit, veterineri dhe politikë fitosanitare

13. Peshkatari

14. Politikë rajonale dhe koordinim i instrumenteve strukturore

33. Dispozita financiare dhe buxhetore

  1. Marrëdhënie të jashtme

30. Marrëdhënie të jashtme

31. Politikë e jashtme, për siguri dhe mbrojtje

Kriteret, përkatësisht kushtet për hapje, më herët kanë qenë në nivel të kapitujve, ndërsa tani do të jenë në nivel klasteri. Interpretimi është që në këtë mënyrë do të jetë më lehtë, por nuk donë të thotë – varet nga ajo çfarë dhe sa kritere do të vendosen.

Klasteri “Themele” është shumë më i ndërlikuar nga ajo që më parë ishte qasje “Së pari themelet” (hapje e hershme e kapitujve 23 dhe 24), ndërsa detyrimisht hapet i pari. Tani në klaster futen edhe institucionet demokratike dhe administrata publike, kriteret ekonomike dhe tre kapituj të tjerë. Nëse për kapitullin 23 problem ishte që ka pak “të drejtë të rreptë të BE-së” (direktiva, rregullativa, etj.), ndërsa më tepër standarde ndërkombëtare, kjo edhe më shumë mund të thuhet për fushat – institucione demokratike dhe administratë publike. Për këto fusha nuk do të ketë “receta” të vetme në nivel të BE-së, as sisteme për vlerësim, të cilat “në mënyrë të butë” tani vendosen me mekanizmin për monitorim të sundimit të së drejtës në BE. Më parë kërkoheshin plane për kapitujt 23 dhe 24, tani kërkohen edhe për institucione demokratike dhe administratë publike (nën titullin “udhërrëfyes”). Më tej, inkorporimi i kriterit ekonomik në Klasterin “Themele” bartë peshë specifike. Kjo veçanërisht vlen për nënkriterin e vet të dytë – konkurrencë e ekonomisë, për çka është e qartë që pa mbështetje të fortë nga BE-ja nuk mund të arrihet konvergjencë me BE-në.

Mbyllja e kapitujve definitivisht nuk është më e lehtë. Njëjtë sikur edhe më parë, kjo dallon për secilin kapitull, mirëpo tani nuk mund të mbyllet asnjë kapitull nëse nuk përmbushen kriteret e përkohshme për kapitujt 23 dhe 24. Vetëm të përmendim – as Mali i Zi nuk i ka plotësuar kriteret e përkohshme për këto kapituj, ndërsa janë në negociata thuajse 9, përkatësisht 7 vite e gjysmë.

Nga progresi në kapitujt 23 dhe 24 (tani nga tërë Klasteri) varet përparimi në kapitujt e tjerë, madje edhe pezullim i mundshëm i negociatave. Me metodologjinë e re instalohet edhe i ashtuquajturi parim i “kthimit” (reversibilitetit) të procesit. Çështja është sa këto ndryshime do të jenë me rëndësi praktike, duke e pasur parasysh atë që Këshilli i BE-së zakonisht nuk anon drejt këtyre masave, por kryesisht e ngadalëson (ngrinë) ritmin e negociatave dhe dërgon mesazhe politike me konkluzionet e tij.

Krahas këtij kushtëzimi “negativ”, metodologjia parasheh edhe integrim “pozitiv”, përkatësisht më të shpejtë në klasterët ku ka përparim, mirëpo kjo nuk është e konkretizuar.

Një ndryshim që rrallë kush e vëren: tani vlerësimi dhe hapja e klasterëve lidhet me ciklin vjetor të raportimit të Komisionit, për dallim nga ritmi i mëparshëm i dy konferencave ndërqeveritare në vit, që vetvetiu ka ndikim negativ në dinamikën e negociatave.

Përfundimisht, metodologjia e re deklaron rol më të madh ndërmjet shteteve anëtare. Edhe vetë deklarimi i stimulon shtetet anëtare të futen në manovra që më parë dukeshin të rezervuara për Komisionin, siç është vlerësimi për progresin. Kjo veçanërisht ndihet në klasterin e theksuar “Themele”.

Në fund të fundit, vendimi është gjithmonë politik – i vendeve anëtare, ashtu që procesi është mjaft elastik për t’u inkorporuar edhe rregulla të reja në suazat ekzistuese. Kështu, megjithëse për Malin e Zi dhe Serbinë nuk ndryshuan kornizat e negociatave, aplikohet metodologjia e re, pasi të dyja vendet u pajtuan për atë: Mali i Zi më herët, Serbia më vonë – dhe jo me shumë dëshirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button