3 të lënduar nga aksidenti i rëndë afër QT ‘Mavrovasja’ Shkup

Një aksident i rëndë sot në udhëkryqin te qendra tregtare “Mavrovasja” ka lënë të lënduar  tre persona. Policia ka konfirmuar aksidentin duke theksuar se arsyet e asidentit ende mbeten të panjohura, por dyshohet në mos-respektimin e sinjalistikës rrugore.

Policia heton rastin ku një veture e tipit Golf me dy udhëtarë brenda është përlasur me një veturë tjetët të tipit Jeep BMW 3. Të lënduarit janë dërguar në spital.

Foto: Gazeta Koha /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button