Mishi i pakontrolluar konsumohet në Maqedoni?

Gjysma e dyqaneve të mishit dhe e marketeve që janë vizituar nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë nuk kanë pasur deklarata e duhur se  për prejardhjen dhe llojin e mishi, si dhe detajet se në cilën fermë është ruajtur bagëtia, bën të ditur Televizioni Alsat.

Parregullsitë janë evidentuar kryesisht në pjesën perëndimore të vendit edhe pse prej fillimit të vitit, dyqanet e mishit janë të obliguar që për produktin të kenë deklarimin përkatës.

“Janë vizituar 111 objekte për shitjen dhe çdokund janë bërë procesverbale përkatëse. Prej 111 objekteve, në 74 janë lëshuar vendime përkatëse ku është konstatuar mospërputhje në pjesën e deklarimit, çka do të thotë se ka një deklaratë, por që nuk i ka të gjithë ato elemente që i kërkon rregullorja, për ti siguruar  informata të mjaftueshme konsumatorit”, tha Dejan Runteski, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ai thotë se të gjithë subjektet kanë marrë vërejtje para se të shqiptohen dënime të larta nëse nuk i evitojnë parregullsisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button