Kinë, 3 të vdekur dhe 27 të lënduar në tërmetin 6,1 ballë

Të paktën tre persona humbën jetën në një tërmet me magnitudë 6,1 ballë në Kinën jugperëndimore, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni Qendror i Kinës (CCTV) raportoi se 27 njerëz janë lënduar në tërmetin që ndodhi të premten në provincën Yunnan.

Autoritetet njoftuan se tetë persona të tjerë u plagosën në një tërmet tjetër me magnitudë 7,3 ballë që tronditi provincën fqinje Qinghai vetëm disa orë më vonë.

Të paktën 20.000 njerëz janë evakuuar në provincën Qinghai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button