Filipçe: Bëhuni ambasador të imunizimit

Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe në video-fjalim deri te qytetarët porositi që pas tre valëve të forta të virusit, përfundimisht tani e kemi armën më të fortë për të luftuar me virusin korona, njofton Portalb.mk.

“Vetëm me vaksinim masiv të qytetarëve ne do të shpëtojmë jetë njerëzish dhe do t’i vëmë fund pandemisë”, porositi ai.

Ministri tha se vaksinimi është mënyra e vetme që ta kthejmë jetën në normalitet ashtu siç e dimë, t’i kthejmë shoqëritë, festat dhe ahengjet.

“Sa më shpejtë që qytetarët vaksinohen aq më shpejtë do t’i festojmë ngjarjet për gëzime, ditëlindje të të dashurve dhe dasmave të të afërmve. Vaksinimi na e kthen lirinë që t’i përqafojmë të afërmit tanë, prindërit apo gjyshërit”, theksoi Filipçe.

Ai i ftoi të gjithë qytetarët që të jenë ambasador të imunizimit dhe në numër sa më të madh të paraqiten në vakcinacija.mk dhe t’i nxisin dhe bindit bashkëqytetarët e tyre ta bëjnë të njëjtën.

“Bisedoni me miqtë dhe të afërmit tuaj dhe me ata që kanë dyshime nëse duhet të vaksinohen dhe transmetojani këtë porosi pse është e rëndësishme që çdokush të vaksinohet. Bëhuni ambasador të imunizimit që do të thotë kthim të sigurisë dhe lirisë. Ta ndihmojmë veten dhe të tjerët, të vaksinohemi dhe të mbrohemi”, theksoi ministri Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button