Pas Jakimovskit, edhe partia e Canoskit del në zgjedhje, LSDM e ‘tradhëtuar’

Pasi që u bë e ditur se Stevçe Jakimovski do të kandidojë për komunën e Karposhit edhe përkundër bojkotit të partisë së tij, këtë veprim do ta bëjë edhe Partia për Ardhmëri Evropiane, e liderit Fiat Canoski. Kjo parti do të garojë në një komunë – Mavrovë e Rostushë. 

PAE ka marrëveshje me BDI-në që në këtë komunë BDI të mbështet kandidatin e tyre Zuni Zuni dhe listën e këshilltarëve në krye me Ihmet Ejupin. Nga ana tjetër, PAE do ta mbështet Arben Llabënishtën për kryetar komune në Strugë nga rradhët e BDI-së.

Njëkohësisht, mediet maqedonase bëjnë të ditur se edhe Partia serbe e udhëhequr nga Dragisha Miletiq nuk do ti bojkotojë zgjedhjet lokale edhe përkundër vendimit për mos tu kthyer Miletiq në Parlament. Kjo parti konkuron në dy komuna.

LSDM sot largoi Jakimovskin nga kjo parti. Pas kësaj shtrohet pyetja a do të prishë marrëdhëniet edhe me dy të tjerët? /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button