RMV, për të marrë kredi, dyshohet që i burgosuri ka mashtruar dhe keqpërdorur të dhënat personale të një personi

Një i burgosur 30 vjeçar dyshohet që përmes një personi ka keqpërdorur të dhënat personale të një personi tjetër për të marrë kredi të shpejtë, transmeton Portalb.mk.

“SPB Ohër ka ngritur padi penal ndaj 30 vjeçarit P.S. nga Struga, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale mashtrim dhe keqpërdorim i të dhënave personale”, raporton Policia e Maqedonisë.

Raportohet që i dyshuari në periudhën nga shkurti deri në prill gjatë këtij viti, gjatë kohës kur ishte në Burgun Shtip, përmes një Fejsbukit të rrejshëm ka lidhur kontakte me G.P. nga Ohri, i cili për të marre kredi të shpejtë, i ka siguruar të dhëna personale nga personi i tretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button