fbpx

U ngrit aktakuzë ndaj zyrtares së BE-së në Kosovë, dyshohet për keqpërdorim fondesh me miliona euro

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurës Albina Nura, që si zyrtare e Bashkimit Evropian në Kosovë dyshohet se ka keqpërdorur fonde në vlerë miliona euro.

Në njoftimin e Prokurorisë s’jepen detaje, njoftohet vetëm se ndaj të pandehurës është ngritur aktakuzë për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për “konflikt interesi”. Ndërkaq, KOHA ka mësuar se bëhet fjalë për dyshime se Nura ka keqpërdorur fonde në vlerë prej 3 deri 4 milionë eurosh.

Një prej operatorëve që ka përfituar nga këto fonde dyshohet se ka lidhje me Nurën.

Siç ka mësuar KOHA, rasti është iniciuar nga zyra e BE-së në Kosovë, ndërsa është hetuar nga OLAF-i (Zyra Evropiane kundër mashtrimeve) në koordinim me Task-Forcën dhe Prokurorinë Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button