RMV, Federata refuzoi të licencojë tre ekipe të futbollit për pjesëmarrje në garat e organizuara nga UEFA

Procesin e licencimit për pjesëmarrje në garat e UEFA-s e kanë kaluar me sukses gjithsej 8 ekipe të futbollit të Maqedonisë së Veriut, derisa tri ekipeve tjera i është refuzuar një kërkesë e tillë, transmeton Portalb.mk.

“Departamenti për licencim informon që Komisioni për Licencim në FFM pas kompletimit të procesit për licencimin e skuadrave për pjesëmarrje në garat e UEFA-së në sezonin 2021/22 në të cilët janë aplikuan të gjitha 12 klubet nga Liga e Parë”, raportojnë nga Federata e Futbollit në Maqedoni (FFM).

Me licencën për garat e UEFA-s për sezonin 2021/22 janë furnizuar: Akademija Pandev, Makedonija Gjorçe Petrov, Rabotniçki, Renova, Sileksi, Struga Trim&Lum, Shkëndija dhe Shkupi. Kjo licencë është refuzuar për Bellasicën, Vardarin dhe Pelisterin, ndërkohë Boreci është tërhequr nga procesi i licencimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button