Rritje e rrogës mesatare për gjashtë përqind në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë është regjistruar ulje në disa sektorë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit mars është regjistruar rroga mesatare mujore prej 28 217 denarë, që paraqet 6.8 % më shumë në krahasim me marsin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Arte, argëtim dhe rekreacion (17.9%), Veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (12.3%) dhe Informimi dhe komunikimi (12.1%)”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, ndërsa rroga mesatare bruto është regjistruar 42 097 denarë.

Në këtë periudhë është regjistruar ulje në sektorë si, magazinimi dhe veprimtaritë për transport (9.7%), agjencitë turistike (7.9%), prodhimi i koksit dhe produkteve të rafinuara të naftës (5.8%), prodhimi i produkteve të duhanit (1.4%), etj.

Raportohet që rroga mesatare mujore në muajin mars është rritur për 1% në krahasim me muajin shkurt të këtij viti, kur ishte 27 948 denarë. Rroga mesatare mujore në arsim gjatë muajit mars ka qenë 27 540 denarë.

“Jemi të përkushtuar në realizimin e normave të rritjes ekonomike prej 4-5% dhe rritjen e pagave për 20% deri në 30% ose deri në 34 mijë denarë në katër vitet e ardhshme në mënyrë që të përmirësojmë standardin e qytetarëve dhe ekonominë në vend”, kishin premtuar në muajin janar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fushatën parazgjedhore parlamentare për zgjedhjet e 15 korrikut premtoi se paga mesatare do të jetë 34 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button