Ministri nuk është i vetëdijshëm kur do të përfundojnë punimet e autostradës Ohër-Kërçovë, theksoi që çmimi ngelet i njëjtë

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër janë vëzhguar nga ministri i transportit dhe lidhjeve, Blagoj Boçvarski dhe drejtori  i NP Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, transmeton Portalb.mk.

Ata theksuan se çdo ditë po punojnë 720 punëtorë dhe 360 makina për të realizuar në mënyrë intensive punimet, duke vlerësuar se janë realizuar gjithsej 63 përqind e punimeve të përgjithshme.

Raportohet që janë ndërtuar 3.5 kilometra mur mbajtës, derisa është kryer shpronësimi i gjithë trasesë kryesore, ndërkohë është kryer ndërtimi i gjithë tunelit.

“Deri më tani janë asfaltuar 31 përqind nga shtresa e parë e gjithë rrugë, ndërkohë janë kryer projekte shtesë për 9 kyçje”, njoftoi ministri Boçvarski, i cili përkujtoi që vlera e projektit ngelet 598 milionë euro, ndërsa nuk është i vetëdijshëm kur do të mbarojnë punimet.

Ndryshe, Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore po negocion me kompaninë kineze “Sinohydro” rreth aneksit të ri, me të cilin do të zgjatet afati për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Drejtori i NP për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi, informoi në fund të muajit prill se pret që aneksi të dakordohet kah mesi i majit, e më pas duhet të miratohet nga Qeveria dhe Kuvendi.

Ndërtimi i pjesës së autostradës nga Kërçova në Ohër filloi në shkurt 2014, pasi u mor kredi nga Eksim Banka kineze nga qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE. Afati fillestar për përfundimin e ndërtimit të kësaj autostrade është zgjatur tashmë për tre vjet e gjysmë, deri më 30 qershor 2021.

Ndryshe, kompania “Sinohidro” është e lidhur me një numër të madh të aferave korruptive në kontinente të ndryshme, por edhe në periudhën kur është dhënë tenderi në Maqedoni, kompania kineze ka qenë në listën e zezë në Bankën Botërore me ndalesë për pjesëmarrje në tenderët e saj. Vetëm se paratë për dy autostradat në vend nuk ishin nga Banka Botërore, por nga banka kineze Eksim dhe kompania fituese ishte shtetëror, kjo nuk do të thotë se korrupsioni ka pushuar së ekzistuari përnjëherë, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button