RMV, nga 3.487 persona të testuar për virusin korona, 46 kanë rezultuar pozitiv, numri i të vdekurve vazhdon të jetë dyshifror

Nga gjithsej 3.487 persona të testuar për Kovid-19 në RMV gjatë 24 orëve të fundit, 46 prej tyre kanë rezultuar pozitiv ndërkaq 7 persona kanë humbur betejën me virusin. 89 pacientë janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej janë raportuar 15 persona të vdekur: 7 persona nga Shkupi (48, 57g, 64, 85, 91, 91 dhe 93), një person secili nga Kumanova (68), Tetova (69), Velesi (61), Shtip ( 65), Manastir (61), Kavadarci (82), Bogdanci (62) dhe Valandovo (85).

Rastet e reja:

  • Shkup – 27
  • Kumanovë – 8
  • Ohër dhe Strugë – nga 2 secili
  • Prilep, Manastir, Koçani, Kërçovë, Dellçevë, Vinicë dhe Krushevë – 1.

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

  • Shkup – 51
  • Kumanovë – 9
  • Koçani, Strumicë dhe Radovish – nga 3 secili
  • Kërçovë, Tetovë, Veles, Shtip dhe Resnjë – nga 2 secili
  • Ohër, Manastir, Vinica, Gostivar, Kavadarci, Sveti Nikole, Probishtip, Bogdanci, Demir Kapija dhe Makedonska Kamenica – 1.

Nga fillimi i pandemisë deri sot gjithsej janë kryer 769.487 teste për Kovid-19. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në vend është 154.982, nga të cilët 146.721 janë regjistruar si të shëruar kurse 5.280 kanë ndërruar jetë, numri i rasteve aktive është 2.981.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button