(UPDATE) Reagon BDI: PDSH-ja inicioi protestën e dhunshme

18.30 Partia e Ali Ahmetit, Bashkimi Demokratik për integrim, BDI ka reaguar në lidhje me protestat e sotshme. Në kumtesën e kësaj partie thuhet se  Partia Demokratike Shqiptare instrumentalizojë një protestë legjitime të qytetarëve që kishte për qëllim të shpreh mllefin e shqiptarëve ndaj tërbimit të djeshëm të huliganëve maqedonas duke e shëndruar atë në protestë të dhunshme për qëllime elektorale.

“Me këtë veprim rëndë rrezikojë jetën e qytetarëve, dëmtojë imazhin e shqiptarëve dhe kërcënon perspektivën e vendit” thuhet në kumtesë.

BDI edhe një herë fton qytetarët që të ruajnë gjakftohtësinë dhe mos bien pre e manipulimeve të subjekteve dhe grupeve që janë të gatshme të venë në rrezik jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e vendit për interesat e ngushta partiake.

“Garantojmë që secili që do të ngre dorë mbi shqiptarë do të merr dënimin e merituar dhe maksimal gjë që edhe e kemi dëshmuar në të kaluarën” thuhet në kumtesë.

Sigurojmë qytetarët që nuk do të lejojmë asnjë strukturë që të shkatërrojë atë që bashkë e kemi ndërtuar ndër vite për të siguruar mirëqenie dhe ardhmëri për shqiptarët në vend, potencojnë nga kjo parti.

*******************************************************************************
17.30 Edhe përpos disa përpjekjeve për të kontaktuar me zëdhënësin Bujar Osmani, redaksia e Portalb nuk ka arritur të kontaktojë me përfaqsuesit e kësaj partie lidhur me incidentin e sotëm.
BDI më herët reagoi për incidentet e mbrëmshme përmes një konference për shtyp ku ftoi qytetarët për qetësi dhe kërkoi që të merren masa ndaj shkaktarëve të incidenteve.
“Ky tërbim është pasojë e fushatës  negative kundër emërimit të Talat Xhaferit për ministër të Mbrojtjes inicuar nga qarqe të caktuara politike të cilat për kalkulime të ngushta politike, nuk menduan për pasojat që mund t’i ketë për shoqërinë multietnike në vend. 

Ftojmë qytetarët që mos të bien pre e provokimeve të atyre që përfaqësojnë instancën e fundit të rezistencës së realitetit të ri të krijuar pas vitit 2001. BDI garanton se secili që do ngre dorë mbi shqiptarët dhe flamurin kombëtar do e mer dënimin e merituar dhe maksimal. Këtë e kemi dëshmuar në të kaluarën”, tha zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani lidhur me ngjarjet e djeshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button