Mësimi nga distanca në sytë e mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve

Si në shumë vende të botës, lufta kundër KOVID-19 ka mbyllur shkollat ​​dhe mësimi zhvillohet në internet. Vëllimi i materialit, notimi onllajn dhe mungesa e udhëzimeve të duhura për detyrat e caktuara janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballemi gjatë kësaj pandemie. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me UNICEF dhe partnerë të tjerë, ka krijuar një platformë mësimore në internet të quajtur EDUINO, ku nxënësit e shkollës parashkollore dhe të shkollës fillore mund të vazhdojnë arsimimin e tyre përmes mësimeve me video, materialeve dhe lojërave të ndryshme. Për më tepër, një program arsimor i quajtur TV- klasa transmetohet në televizionin kombëtar.

Shkollat ​​fillore dhe të mesme, gjithashtu edhe në SHMEK”8 Shtatori” Tetovë mësimin nga distanca ka filluar të mbahet prej muajit mars në vitin shkollor 2019/20, pas shpalljes së pandemisë –Covid 19. Mësimi është realizuar  me përdorimin e aplikacioneve Cllasroom, Zoom, Whats App dhe postës elektronike si dhe të mjeteve tjera të komunikimit. Nxënësit të cilët nuk kishin pajisje elektronike janë furnizuar me materiale nga shkolla.

Mësimi nga distanca-shtëpia, për shkak të gjendjes së pandemisë globale, po ashtu edhe në vendin tonë edhe në vitin shkollor 2020/21  u realizua  me përdorimin e Platformës nacionale Lsm. Por, për shkak të pengesa që u paraqitën mësimi nga distanca u realizua përmes aplikacionit Microsoft Teams, aplikacioneve tjera ,postës elektronike dhe mjete tjera të komunikimit për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit. Për shkaqe objektive viti shkollor 2020/21 nuk filloi në muajin shtator, por në muajin tetor. Mësimi nga distanca u realizua me programet mësimore të shkurtuara, të cilat i përgatiti Byroja për zhvillimin e arsimit për lëndët e përgjithshme dhe Qendra për arsim dhe trajnim profesional për lëndët e arsimit profesional dhe fondi vjetor i përgjithshëm i orëve mësimore të rregullohet në 159 ditë mësimi për vitin e I,II dhe III, gjegjësisht 145 ditë mësimi për vitin e fundit-vitin e IV, kurse  kohëzgjatja e orës mësimore në 35 minuta. Për realizimin e procesit edukativo-arsimor organet kompetente të MASH-BZHA,QTAP dhe QSHP  kanë përgatit udhëzime dhe protokolle për realizimin mësimit në arsimin e mesëm profesional në kushte të pandemisë, edhe ate: Planin për organizimi e mësimit në vitin shkollor 2020/21, Udhëzuesin për realizimin e programeve të shkurtuara, Udhëzime didaktiko-metodike për zbatimin e programeve mësimore, Udhëzues për mësimdhënësit për mënyrën e vlerësimit të nxënësve, Udhëzues për realizimin e  mësimit në lëndën e Sportit dhe aktiviteteve sportive, Protokolli për veprim në shkollat e mesme, Protokolli për organizimin e garave në kushte pandemie, si dhe materiale të tjera me të cilat drejtoria e shkollës përmes postës elektronike dhe mjeteve tjera të komunikimit i ka njoftuar mësimdhënësit. Në shkollë u organizua desiminimi për mësimdhënësit nga trajnuesit e shkollës për zbatimin e Platformës nacionale Lsm. dhe aplikacionin Microsoft Teams për realizimin e mësimit onllajn.

Këto janë investime  të mira, por a kanë të gjithë nxënësit pajisje teknologjike  për të ndjekur mësimin  nga distanca -shtëpia dhe çfarë mund të themi në të vërtetë për cilësinë e arsimit në kushte të tilla? Këto janë vetëm disa nga këndvështrimet dhe njohuritë e ndryshme se si mund të përmirësohemi.

Mësimi, kontrollimi dhe notimi në shkollat ​​fillore dhe shkollat ​​e mesme kryhet në mënyrë elektronike pas gjendjes së jashtëzakonshme në vend dhe ato u mbyllën për shkak të pandemisë së KOVID-19. Mjetet që do të përdoren janë platformat e video konferencave, posta elektronike ose sisteme të tjera elektronikë  për shkëmbimin e të dhënave në mënyrë të dy anshme.

Sidoqoftë, pasi kjo u vu në praktikë, kishte shumë qytetarë që ishin skeptikë për këtë mënyrë të mësimdhënies onllajn, për atë se sa i suksesshëm do të ishte, sa shumë nxënësit  mund të mësonin dhe nëse do të keqpërdorej.

Shumë prindër janë ankuar në mediat sociale për mënyrën e funksionimit të mësimit nga distanca(shtëpia) dhe mënyrën si e zhvillojnë mësimin disa mësimdhënës ose profesorë të caktuar. Prindërit e nxënësve thonë se disa nga mësimdhënësit nuk mbajnë fare orë mësimore, por që ata u dërgojnë nxënësve vetëm detyrat e shtëpisë, pa u dorëzuar përmbajtjen, ndërsa të tjerët thonë se platforma e përdorur për shkaqe objektive  paraqiten pengesa të ndryshme gjatë realizimit të mësimit onllajn.

Për më tepër, disa prindër thonë se nxënësve  u kërkohet të bëjnë prezantime për një temë të veçantë me programe të caktuara, të cilët  ata kurrë nuk kanë punuar ме atë program dhe nuk kanë njohuri për përdorimin e tyre. Sipas tyre, detyrat e shtëpisë që u janë dhënë nxënësve janë për prindërit, jo për nxënësit dhe se ata i vlerësojnë ato në mënyrë arbitrare pa ndonjë shpjegim.

Sidoqoftë, prindërit thonë se një numër i konsiderueshëm i familjeve nuk kanë kompjuter ose kanë vetëm një dhe dy, tre ose më shumë fëmijë duhet të punojnë në të brenda afateve të përcaktuara saktësisht, dhe ka mësimdhënës të cilët nuk treguan mirëkuptim. Një pjesë e kompjuterëve që u ndanë për familjet e rrezikuara të projekti ” kompjuter për çdo fëmijë ” janë plotësisht të papërdorshëm, deklarohen disa prind të nxënësve. Po ashtu, ata theksojnë se edhe pse arsimi i detyrueshëm është falas, faturat e tyre që i paguajnë për internet po rriten dhe nuk janë në gjendje t`i paguajnë.

Duke e patur parasysh se arsimi në vend ka probleme me dekada, dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës është bërë dhe mbetet objekt i marrëveshjeve të koalicionit dhe pazareve, mbetet pyetja, nëse në një periudhë afatshkurtër do të jetë e mundur që të tejkalohen dobësitë e mësimdhënies nga distanca dhe nëse nxënësit  do të fitojnë dituritë, shkathtësitë dhe shprehitë e nevojshme.

Si një problem tjetër që është prezent në mësimin onllajn, prindërit e nxënësve theksojnë   se mësimdhënësit ankohen shpeshherë se janë nën presion nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe se nxënësit dhe prindërit janë nën presion nga mësuesit dhe profesorët.

Është evidente se e gjithë situata në të cilën gjendemi ndikon tek të gjithë, por të gjithë  së bashku duhet të angazhohemi që të gjejmë një mënyrë më të  arsyeshme për tejkalimin  e pandemisë në. Pra, me  të drejtë mund theksojmë se mësimi nga distanca-shtëpia për nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit është një sfidë e madhe në organizimi dhe realizimin e kësaj forme alternative të punës në institucionet edukativo-arsimore.

Këndvështrimi i nxënësve

E vërteta është se për shumë nxënës  mësimi në distancë(shtëpia) nuk është një zëvendësim i vërtetë për mësimdhënien e rregullt. Disa mësimdhënës i ndajnë materialet nxënësve, pa i mësuar ata. Testet në internet kryhen mbi bazën “bëje atë” dhe nxënësit nuk marrin njohuri reale, afatgjata. Përveç kësaj, nxënësit nuk e kanë as mundësinë të largohen nga shtëpia gjatë periudhës kur lejohet lëvizja për shkak të kohëzgjatjes së orëve në internet. Disa nxënës nuk kanë as pajisjet e duhura për të monitoruar orët në internet, dmth nuk kanë pajisje elektronike si kompjutera, tablet, kamera dhe telefona. Numri i këtyre pajisjeve zakonisht është i kufizuar në familje dhe është shumë i papërshtatshëm për takime, klasa dhe takime në internet që ndodhin njëkohësisht. Gjithashtu, disa profesorë nuk marrin parasysh që gjatë testimit në internet, nxënësi mund të humbasë lidhjen e internetit. Fatkeqësisht, nëse kjo ndodh, nxënësi merr notën sipas numrit të pyetjeve të përgjigjur që u vunë re nga sistemi para se të humbte lidhja. Nxënësit gjithashtu përballen me probleme shëndetësore për shkak të kohëzgjatjes së përdorimit të tyre, si dhe me menaxhimin e kohës së tyre si rezultat i mësimdhënies nga distanca-onllajn.

Perspektiva e prindërve

Mësimi onllajn, siç e njohim ne, është një mënyrë e re, e panjohur, e ndryshme e të mësuarit për nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Veçanërisht e vështirë për nxënësit e klasave të ulëta në shkollën fillore. Prindërit e këtyre nxënësve shpesh duhet të kalojnë shumicën e kohës duke ndihmuar fëmijët e tyre të lundrojnë në platforma, duke bërë detyrat e shtëpisë dhe duke shpjeguar materialin mësimor. Kjo është e vërtetë për prindërit që punojnë nga shtëpia, por ç’të themi për ata fëmijë, prindërit e të cilëve shkojnë në punë? Si do t’i ndihmojnë këta prindër fëmijët e tyre? Me këtë lloj mësimi nga distanca(shtëpia), ata duhet të gjejnë më shumë kohë, përqendrim, fokusim, duke ndihmuar fëmijët e tyre të mësojnë dhe të zotërojnë lëndët. Prindërit që nuk kanë njohuri të teknologjisë së informacionit përballen me probleme më të mëdha dhe duhet të kërkojnë ndihmë nga të afërmit, miqtë, kolegët, etj. Prindërit dhe nxënësit nga kategoritë e prekshme gjithashtu përballen me vështirësi, pasi shumë prej tyre nuk kanë mundësi t’u sigurojnë fëmijëve të tyre një kompjuter ose smartphone për ta përcjellur procesin mësimor.

Perspektiva e mësimdhënësve

Tani për tani, të gjithë sillen sikur gjëja më e rëndësishme është dorëzimi i materialit të mbetur, ulja e notave vjetore dhe përfundimi i vitit shkollor në një mënyrë formale. Por a është vërtet e nevojshme kjo për ne si nxënës? A është kjo mënyra e duhur për t’u marrë me situatën e re?

Sigurisht qe jo!

Në këtë situatë, mbase barra më e madhe u është ngarkuar mësimdhësve. Ata janë në një situatë ku janë të papërgatitur dhe pa mbështetjen e duhur. Kriteret dhe udhëzimet e vendosura nga institucionet kompetente nuk janë të mjaftueshme për tu përballuar  në mënyrë efektive me situatën. Kriteret ekzistuese të notave, të cilat përfshijnë teste dhe pyetje, nuk janë deri diku të përshtatshme për udhëzimet digjitale dhe vështirësinë me të cilat hasen ata. Asnjë mësues nuk mund të konfirmojë me siguri nëse detyrat e caktuara të nxënësve janë shkruar në mënyrë të pavarur dhe caktimi i detyrave të veçanta për secilin nxënës është thjesht një mbingarkesë dhe një vështirësi e madhe.

Kjo formë alternative e të mësuarit është një sfidë e madhe për nxënësit,prindërit dhe mësimdhënësit, për këtë arsye dhe në këtë situatë në të cilën ndodhemi, në kohë pandemie-virusi Covid 19, duhet që  të gjithë së bashku të angazhohemi maksimalisht të kontribuojmë që kjo mos të dëmtojë cilësinë e mësimit të brezit të rinj, të cilët janë ardhmëria e shoqërisë.

Për këtë arsye në SHMEK”8 SHTATORI” Tetovë, duke e marrë para sysh problematikën me të cilën përballemi, u realizua hulumtimi me një grup reprezentativ të nxënësve dhe së bashku me drejtoreshën shkollës vizituam orët mësimore-onllajn në disa lëndë mësimore në mbështetjen e nxënësve, mësimdhënësve dhe me prindërit e nxënësve u organizuan këshillimet individuale dhe grupore në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës dhe udhëheqësit e paraleleve në vitin shkollor 2020/21.

Në SHMEK”8 Shtatori”Tetovë, është bërë hulumtimi për mësimin nga distanca(shtëpia) dhe janë anketuar nxënësit, pra ata të cilët janë tanguar më së shumti  me këtë formë alternative-mësimi onllajn  nga të mësuarit me prezencë fizike. Po ashtu, për qëllimin e këtij hulumtimi janë observuar 32 orë mësimore në lëndët e përgjithshme dhe profesionale në  veprimtarinë edukativo-arsimore me drejtoreshën e shkollës përmes aplikacionit  Microsoft Teams, si  dhe organizimi i këshillimeve me prindërit e nxënësve (individuale,grupore) në bashkëpunim me udhëheqësit e paraleleve të vitit I,II,III dhe IV në vitin shkollor 2020/21.

Numri i përgjithshëm  i nxënësve të përfshirë në këtë hulumtim ishte 105 nxënës, pra është zgjedhur grupi reprezentativ i nxënësve, edhe atë: 34 nxënës ose 32,38% të gjinisë mashkullore dhe 71 nxënës ose 67,62% të gjinisë femërore, në paralelet me mësim në gjuhën shqipe dhe maqedonase, edhe  atë paralelet e vitit: -I1,4,6,9,10,11,12,-II1,2,3,4,7,8,10,12  -III3,4,6,7,9,12,13 dhe -IV1,3,7,8.

Nxënësit janë anketuar në bashkëpunim me udhëheqësit e paraleleve të viteve I,II,III dhe IV përmes postës elektronike. Anketa ishte anonime dhe kishte gjithsej 14 pyetje të tipit të hapur dhe të mbyllur, dhe nga të dhënat e grumbulluara do t`i japim mendimet dhe sugjerimet për realizimin mësimin nga distanca (shtëpia), anët pozitive dhe negative të kësaj forme alternative e të mësuarit në gjendje pandemie-virusi Kovid 19 në shkollën tonë.

Mendime dhe sugjerime

Është e qartë se situata e pandemisë në të cilën ndodhemi i prek të gjithë dhe për këtë arsye duhet  që të gjithë të gjejnë një mënyrë për të kapërcyer. Sidoqoftë, nuk duhet të lejojmë që të dëmtojë cilësinë e arsimit të atyre në duart e të cilëve është e ardhmja e shoqërisë. Prandaj, duke pasur parasysh problemin që kemi hulumtuar, do  japim mendimet dhe sugjerimet  për përmirësimin e mësimdhënies nga distanca-shtëpia:

Zgjidhjet e sistemit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës ,gjegjësisht Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Qendra për trajnim dhe arsim profesional dhe Qendra shtetërore e provimeve, për një platformë të mirë-hartuar me një plan-program specifik, si dhe një mënyrë më të drejtë dhe efektive të në planifikimin dhe realizimin e veprimtarisë edukativo-arsimorë.Të organizohen e trajnime, këshillime dhe punëtori nga ekspert e mirënjohur, si vendor ashtu edhe ndërkombëtar për kuadrin arsimor sepse vetëm materialet e dërguara përmes postës elektronike nuk janë të mjaftueshme dhe se në praktikën e përditshme hasim në vështirësi gjatë realizimit  të veprimtarisë edukativo-arsimore.

Aftësimin e kuadrit arsimor për aplikimin e pajisjeve teknologjike sepse si që theksonin në këtë hulumtim nxënësit, prindërit, si dhe nga observimi i  orëve mësimore-onllajn me aplikacionin Microsoft Teams, u konstatua se disa  mësimdhënës kishin vështirësi në realizimin e procesit mësimor nga distanca-shtëpia.

MASH për realizimin e kësaj forme alternative ,  patjetër duhet që të sigurojë pajisje  teknike për të gjithë nxënësit sepse kemi raste kur disa nxënës  nuk kanë mundësi që ta ndjekin mësimin nga distanca për shkak nuk kanë  pajisje teknike.

Familjet sociale duhet të mbështeten financiarisht  për sigurimin e  pajisje teknike  dhe për tu aftësuar në  mbështetjen fëmijëve  tyre në mësimin onllajn.

Kujdes i veçantë duhet që t`i kushtohet shëndetit të nxënësve. Nga hulumtimi u konstatua se pjesa dërmuese nxënësve në shkollë mësimin e përcjellin përmes telefonit  dhe për shkak të qëndrimit  të gjatë 7 deri 8 orë mbi pajisjet teknike nxënësit i dëmtojnë sytë, paraqiten probleme me boshtin kurrizor, nuk mund të koncentrohen në orët mësimore, e humbim vëmendjen,paraqiten probleme nervore e tjerë.

Nxënësit e përfshirë në këtë hulumtim, deklaruan se përparësia më e madhe e kësaj  forme alternative e të mësuarit është mbrojtja e shëndetit të tyre dhe i atyre që i kanë për rreth. Por, një numër i konsiderueshëm i të anketuarve deklaruan se me këtë formën e të mësuarit u mungon kontakti direkt me nxënësit, profesorët, socijalizim, probleme të shumta teknike      (shpeshherë kanë probleme rrjetin e internetit, kamerën,mikrofonit, rrymën) , kushtet , hapësirat shtëpiake  dhe mundësit financiare për sigurimin e pajisjeve (njëkohësisht nuk kanë mundësi ta përcjellin e mësimin sepse janë  deri në 3 anëtarë, vëllezër ose motra në familje).

Nxënësit duhet të konsultohen. Vendimet e ardhshme duhet të marrin parasysh ndjenjat e fëmijëve, pikëpamjet e tyre, kushtet dhe nevojat e tyre. Nxënësit duhet të kenë qasje në materiale pa u ndjerë të diskriminuar ose të pafuqishëm kur kanë pyetje ose nuk mirët  para sysh mendimet ose kërkesat e tyre.

Nxënësit gjatë periudhës së pandemisë preferohet  që të notohen me nota përshkruese, e jo me nota numerike, për arsye se profesorët kanë vështirësi në realizimin e të notuarit objektiv  për shkaqe të ndryshme.

Si është duke u zhvilluar situata, patjetër që është e nevojshme një zgjidhje e propozuar, e cila do të përfshijë përfaqësues nga disa fusha. Ata do të vlerësojnë dhe ndajnë përvojat e tyre, çfarë ishte e mirë dhe çfarë jo. Problemet me të cilat përballen nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit doemos duhet që të merren parasysh.

Arritja e një kompromisi në këtë situatë në të cilën gjendemi është e patjetërsueshme sepse vetëm të gjithë së bashku mund të arrijmë sukses më të mirë nga e gjithë kjo situatë pandemike dhe këtë sfidë  nxënësit, prindërit dhe mësimdhësit ta përballojnë dhe në mënyrë të suksesshme ta përfundojmë vitin shkollor.

Hulumtoi: Faik Ademi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button