Për shkak të rënies së numrit të pacientëve, në Shkup janë mbyllur shumë kovid-qendra

Për shkak të rënies së numrit të pacientëve, prej sot, jan mbyllur të gjitha qendrat e kovid në klinikat interne dhe në kompleksin “Nënë Tereza”. Kovid-pacientët do të pranohen vetëm në Klinikën e sëmundjeve infektive dhe Institutin e TBC, informoi Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Jashtë Qendrës klinike, sipas raportit, pacientë ka edhe në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.

Në 24 orët e fundit në Shkup, për shkak të ndërlikimeve me koronavirus janë pranuar vetëm 8 pacientë, kurse 22 të shëruar janë lëshuar në shtëpi. Aktualisht numri i të hospitalizuarve është 142.

Brenda spitaleve, nga ana tjetër ka 237 pacientë , ose gjithsej 379 të hospitalizuar në të gjithë vendin. Ka më shumë se 600 shtretër të lirë spitalorë.

Njësoj si edhe në Shkup, ashtu edhe brenda, për shkak të numrit të zvogëluar të pacientëve, ditëve të fundit janë mbyllur disa nga qendrat kovid.

Në Spitalin e Kumanovës aktualisht ka më shumë të hospitalizuar – 43. Pastaj, Ohri 29, Shtipi 28, Manastiri 26, Velesi 24, Struga 20, Prilepi 16, Strumica 14, Kërçova 9, Koçani 7, Kavadari 7, Gostivari 7, Tetova 4 dhe Gjevgjelia 3.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button