RMV, dështimet e para të dokumentit qeveritar ‘Evropa në shtëpi’

Dokumenti i Qeverisë së RMV, agjenda ‘Evropa në shtëpi’, ka filluar me shkeljet e para të afateve që ishin përcaktuar për përmbushjen e qëllimeve dhe detyrimeve të renditura në këtë dokument. Një afat është shkelur për shkak të pazareve të partive politike, kurse disa për shkak të zvarritjeve nga vetë institucionet. Portalb, në vijim do t’ju sjellë secilën pikë të pa-zbatuar në afatin e paraparë.

Agjenda: “Evropa në shtëpi”

Dështimi i parë më i madh i kësaj agjende është anulimi dhe shtyrja e regjistrimit të popullsisë. Ashtu sikurse ishte planifikuar edhe në këtë dokument parashihej që afati i zbatimit të këtij procesi të rëndësishëm të jetë prilli i këtij viti. Megjithatë, përmes pazareve politike, Zaev dhe Mickovski, pa konsultim edhe të partive shqiptare, vendosën që ta shtyjnë këtë proces, për të cilin, vetë kryeministri deklaronte se nëse nuk zbatohet tani, mund të mos zbatohet fare. Partitë shqiptare nga ana tjetër, nuk ishin aspak faktor për shtyrjen ose mos-shtyrjen e këtij procesi. Zaevi, përmes një bisede telefonike e informoi Ahmetin për vendimin që kishin marrë me Mickovski, kurse kreu i BDI-së vetëm i shtoi ‘aminin’. Asnjë kundërshtim, asnjë debat. Kështu pra, dështoi një pikë, shumë, po shumë e rëndësishme e Agjendës ‘Evropa në Shtëpi’.

Propozim-ligji për buxhetet, Ener-screenshot

Një datë tjetër e shkelur e kësaj ‘Agjende’,  është ajo e miratimit të Ligjit për buxhetet nga Kuvendi RMV-së, që nënkupton zbatimin e kornizës ligjore për llogaridhënie dhe kontroll mbi shpenzimet e financave publike. Ky projekt-ligj i ka kaluar disa faza, por akoma nuk është miratuar nga ana e Kuvendit. Miratimi i tij ishte paraparë të ndodhë në mars të këtij viti. Porjekt-ligji gjendet në regjistrin elektronik, Ener, por jo edhe në ueb-faqen e Kuvendit. Në regjistrin elektronik, shkruan se afati kohor për hartimin e ligjit është  nga data 10.03.2020 deri më 31.03.2020. Ndërkohë, sipas Agjendës në fjalë, ligji duhej tlë miratohet në mars të këtij viti, megjithatë, edhe pas këtij afati, ky ligj nuk gjendet në ueb-sajtin e Kuvendit.

Muaji mars sikurse edhe për miratimin e ligjit për buxhete, në dokumentin ‘Evropa në shtëpi’, për miratim ishte planifikuar edhe propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontroll të brendshëm financiar publik. Ky ligj, sipas ueb-faqes së Kuvendit, ka përfunduar fazën e leximit të parë dhe është propozuar për lexim të mëtutjeshëm, përkatësisht se akoma nuk është miratuar. Ligji është propozuar në dhjetor të vitit 2019, nga Ministria e Financave, e cila atëherë udhëhiqej nga Nina Angellovska. Në dhjetor të vitit që lam pas, ministri aktual Fatmir Besimi diskutimin  publik të propozim-ligjit, tha se sistem i ri i udhëheqjes llogaridhënëse në menaxhimin financiar dhe kontrollin e institucioneve të sektorit publik do të krijohet me ligjin e ri për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik.

Ligji për kontroll të brendshëm financiar publik

Një pikë tjetër e rëndësishme e këtij dokumenti është draft- programin për harmonizim me të drejtën e BE-së, si dhe rishikimi i mekanizmit për menaxhimin dhe koordinimin e negociatave të pranimit, për harmonizimin e tij me metodologjinë e re të negociatave të KE-BE. Në këtë pikë, Qeveria është përpjekur të angazhohet në afatin e parapraë. Megjithatë ky draft-program, hasi në kritika të shumta nga sektori joqeveritare. Zllate Poposki, specialist i analizave, deklaroi se analizat sistemore janë domosdoshmëri, por për to duhet njohuri. Siç u shpreh ai nuk kish parë askund njohuri që në mënyrë empirike më dëshmon se është ashtu si është shkruar.

“Janë të gjitha përfundime verbale, të bëra copy paste. Shefi kërkon kështu, tjetri kërkon ashtu, por kjo nuk kalon në Evropë. Evropa kërkon bazë, përmbajtje dhe zbatim. Secili ministër të dijë në sektorin e tij çka i mungon”, dekaroi Poposki.

Nga ana tjetër Ardita Abazi nga Instituti për Politikë Evropiane, u shpreh se mbetet sfidë gjuha e shkrimit të dokumentit. Sipas saj, duhet t’i ikim shprehjeve se Kuvendi do ti vazhdojë përpjekjet për sjellje të ligjeve me procedurë të shkurtër, pasi kjo ishte edhe kritikë në raportin e KE-së

Sipas tyre, mungon strategji e qartë rreth shumë çështjeve si korrupsioni, viktimat e dhunës e barazia gjinore.

Ndryshe, dokumentin Agjenda-Evropa në shtëpi”, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e shpalosi më 9 mars, në të cilin janë hartuar qëllimet, hapat dhe veprimet për reformën zgjedhore, gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe fusha të tjera. Ky dokument përveç se ka përmbledhur aksionet dhe reformat që duhet të zbatonin institucionet kompetente, nuk konsiderohet ndonjë risi e veçantë. Janë gjëra, të kërkuara prej vitesh nga Komisioni Evropian për fillimin e bisedimeve qasëse në BE. Ajo që pritej të shihet nga kjo Agjendë është nëse do të respektoheshin afatet për përmbushjen e këtyre qëllimeve që fillojnë nga marsi deri në dhjetor të këtij viti. Por, që duket se që në fillim këto afate mbesin vetëm në letër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button