Shkup, organizuan aheng familjar – policia arrestoi 28 persona

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se sot rreth orës 3:00 të mëngjesit ka arrestuar 28 persona për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale mos-veprim sipas rregullave shëndetësore në kohë epidemie, transmeton Portalb.mk.

Bastisja dhe arrestimi është kryer në bashkëpunim me zyrtarët policor nga Stacioni policor Qendër dhe Reparti për çështje kriminale Qendër dhe Bit Pazar.

“Në bazë denoncimit paraprak dhe me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, u krye kontroll në një shtëpi në rrugën Sllavejko Arsov, te V.Gj, ku u gjetën 28 ​​persona të pranishëm në një aheng familjar”, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngrihet padi përkatëse sipas nenit 206 të Kodit Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button