Ekipi Discindo, fitues i hakatonit tre-ditor për të dhëna të hapura organizuar nga Metamorfozis

Hakatoni online për të dhëna të hapura për studentët dhe ‘start-upët’ tashmë ka fituesin e tij. Ekipi Discindo ofroi zgjidhjen më të mirë dhe më kreative të softuerit për sfidën me të cilën përballen njësitë e vetëqeverisjes lokale gjatë publikimit të buxhetit, në kuadër të hakatonit të organizuar nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis nga 17 deri në 20 maji në kuadër të Projektit për pjesmarrje qytetare të USAID-it, njofton Portalb.mk.

Në hakaton u paraqitën 13 pjesëmarrës dhe u formuan 3 ekipe pune. Ekipet kishin për detyrë të krijonin zgjidhje softuerësh që do të ishin në dobi të qytetarëve, duke përdorur të dhëna të hapura nga bazat e të dhënave publike të institucioneve, informojnë nga Fondacioni Metamorfozis.

Ekipi fitues i Discido ofroi një ueb-aplikacion me të cilin do të mundësohet shndërrimin i një tabele excel në një dokument të lexueshëm, ruajtjen e dokumenteve të konvertuara në një depo publike dhe lejimin e përdoruesit të shikojë vizualizimet për buxhetin e komunave dhe krahasimin midis të hyrave dhe shpenzimeve.

Ekipi më i plasuar u zgjodh me votat e pesë anëtarëve të jurisë, ndërsa fituesi merr 3,000 dollarë me të cilat duhet të azhurnojë zgjidhjen e tyre demo në një aplikacion funksional, me të cilin padyshim mund të mburren në portofolin e tyre.

Hakatoni online u hap nga drejtori ekzekutiv i Fondacionit për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, Bardhyl Jashari. Ai theksoi rëndësinë e hapjes së institucioneve, përkatësisht disponueshmërinë e të dhënave me interes publik.

Me përdorimin e të dhënave të hapura, përmes ideve inovative dhe aplikimit të njohurive ekzistuese, ekipet krijuese të personave nga më shumë sektorë patën mundësinë të kontribuojnë në rritjen e cilësisë së jetës ose në lehtësimin dhe zgjidhjen e problemeve sociale të qytetarëve. Të dhënat e hapura, përveç rritjes së besimit të qytetarëve në institucione përmes transparencës dhe përgjegjësisë së autoriteteve, mund të kenë ndikim pozitiv në sektorin e biznesit, atë akademik dhe të shoqërisë civile. Ato janë jashtëzakonisht të rëndësishme për krijimin e produkteve dhe shërbimeve të reja që mund të lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button