Tetovë, u realizua ekspozita protestuese në mbështetje të popullit palestinez (FOTO+VIDEO)

Kush vret një të pafajshëm, është sikur të kishte vrarë tërë njerëzimin, liri Palestinës, stop gjenocidit, këto ishin vetëm disa nga mbishkrimet në ekspozitën me tematikë protestuese që u mbajt sot në Tetovë për ngjarjet e fundit në konfliktin mes Palestinës dhe Izraelit. Protestuesit potencuan se janë mbledhur edhe që ti tregojnë qeverisë së RMV-së se qëndrojnë me palestinezët, shkruan Portalb.mk.

Një prej protestuesve sot në sheshin e Tetovës potencoi se përveç solidarizimit me popullin palestinez, ata sot kanë rikujtuar të gjitha gjenocidet që kanë ndodhur në botë si dhe përmes fotografive, ata synojnë të solidarizohen me të gjitha viktimat.

“Asnjëherë nuk i kemi harruar gjenocidet dhe të gjitha masakrat që kanë ndodhur në botë, duke filluar nga holokausti, masakra në Krime, Hiroshima, në Burma, masakra në Srebrenicë dhe masakra ndaj vëllezërve tanë kosovar. Jemi këtu për të thënë se nuk i kemi harruar asnjëherë, asnjërën prej këtyre gjenocideve dhe çdo herë solidarizohemi me viktimat dhe popujt e shtypur” tha Besar Etemi, një prej protestuesve.

Etemi gjithashtu shtoi se një prej arsyeve kryesore të tubimit sot ka qenë edhe dërgimi i mesazhit deri te Qeveria e RMV-së për atë se këta të fundit qëndrojnë me popullin palestinez, pasi që siç tha ai, palestinezët çdo ditë vriten padrejtësisht.

“Jemi tubuar këtu edhe për ti treguar qeverisë së RMV-së, se populli i këtij shteti është me ata të cilëve u bëhet padrejtësi, me ata të cilëve ju vriten çdo ditë fëmijët dhe civilët në format më makabre të mundshme. Ne e dënojmë këtë gjë dhe i bëjmë me dije shtetit tonë se jemi me palestinezët” tha Besar Etemi, një prej protestuesve.

This slideshow requires JavaScript.

Ndryshe, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 227 persona, 64 prej të cilëve fëmijë, kanë humbur jetën që nga 10 maji në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button