fbpx

Kurti ftoi liderët e opozitës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend, Enver Hoxhajt të PDK-së, Lumir Abdixhikut të LDK-së dhe Ramush Haradinaj të AAK-së, raporton Koha.net.

Sipas njoftimit, takimet do mbahen për çështje me interes të Kosovës.

“Takimet planifikohet të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kurti pati thënë se do të ftojë liderët opozitarë në takim për çështje me rëndësi për Kosovën, ndër çështjet që do të diskutohej ishte edhe dialogu.

Ndryshe, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka folur për letrën e kryeministrit Albin Kurti që ia ka dërguar Enver Hoxhajt, ushtruesit të detyrës të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai për KlanKosovën ka thënë se pasdite këtë të enjte e kanë pranuar letrën e Kurtit, por akoma nuk dihet nëse Hoxhaj do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button