Filluan takimet e partive politike për ndryshimet zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Debati për ndryshimet zgjedhore të paralajmëruar një kohë të gjatë në Maqedoninë e Veriut, ka filluar sot me pjesëmarrjen e shumicë së partive në takimin e parë, derisa është paralajmëruar që bisedimet të vazhdojnë javën e ardhshme transmeton Portalb.mk.

“Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë në Klubin e deputetëve, pasdite është mbajtur mbledhje e Grupit të Punës për ndryshimin e Ligjit Zgjedhor”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, duke theksuar se kanë marrë pjesë parti të ndryshme, si LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, Aleanca për Shqiptarët, BESA, Alternativa, E majta, etj.

Raportohet që në takim si përfaqësues të ndryshmeve ligjore ishin edhe ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski.

“Në takimin e parë që kaloi në atmosferë konstruktive, u hapën çështjet politike në raport me modelin zgjedhor dhe ndryshimet e mundshme. Gjithë përfaqësuesit i shprehën qëndrimet e tyre, propozimet dhe mendimet për ndryshimet”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Ndryshe, të paralajmëruara disa herë nga zyrtarë të ndryshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndryshimet ligjore për Kodin Zgjedhor ende nuk janë realizuar. Pjesë e këtyre ndryshimeve duhet të jenë edhe listat e hapura për këshilltarët në zgjedhjet lokale në tetor. Edhe pse kanë mbetur disa muaj nga zgjedhjet, ndërsa listat e kandidatëve duhet të dorëzohen më herët, Ministria e Drejtësisë ende nuk e ka përgatitur ligjin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button