Reagoi opozita shqiptare pasi ministri Bujar Osmani zgjodhi Bozhinovskën në Këshill

Opozita shqiptare e përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ka reaguar sot pasi Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka njoftuar se Valentina Bozhinovska është një nga të emëruarat në Këshillin e ekspertëve, transmeton Portalb.mk.

“Me bashkëpunëtorët e Nikolla Gruevskit, si Bozhinovska e cila njihet si anti shqiptare dhe antiperëndimore, Osmani dhe kjo Qeveri zyrtarizuan strategjinë e tyre drejt Rusisë dhe drejt izolimit të vendit. Nga një ministër që do të këshillohet nga organizatorja e “natës së thikave”, tanimë është e qartë se nuk mund të pritet e ardhme e ndritshme”, deklarojnë nga opozita, duke e konsideruar si një veto e vendosur nga vetë Qeveria për ardhmërinë evropiane të vendit, e në veçanti të shqiptarëve.

Partitë opozitare vlerësojnë se një veprim i tillë dëshmon se Osmani dhe BDI nuk mund të ndahen nga Gruevizmi, por tanimë edhe e gjithë Qeveria na tregoi se janë bërë “bashkë drejtë Rusisë, izolimit dhe krimit”.

Ndryshe, Valentina Bozhinoska dhe Srgjan Kerim janë në mesin e 26-të anëtarëve të Këshillit Strategjik për punë të jashtme, si organ këshillues i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sot ministri, Bujar Osmani kishte mbledhje me anëtarët ku tha se ka emra me mendime të ndryshme dhe pikërisht ajo është e rëndësishme që ky këshill të dëgjojë ide dhe qëndrime të ndryshme.

Më 3 prill, ministri Osmani ka prezantuar planin dhjetëvjeçar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të përqendruar në tri shtylla: Konsultime të gjëra me qytetarët, konferenca tematike dhe Këshilli strategjik për politikën e jashtme, si një trup i përhershëm në kuadër të Ministrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button