RMV, për uzurpim të tokës dhe ndërtimin e objektit pa leje, policia paditi dy qytetarë

Pasi në plazhin e Strugës, si një tokë shtetërore, kanë ndërtuar objekt hotelerik, ndaj dy qytetarëve është ngritur padi penale nga Policia e Strugës, transmeton Portalb.mk.

Për keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetet zyrtar dhe ndërtime të paligjshme, policia ka paditur të dyshuarin 58 vjeçarin nga Shkupi, derisa 37 vjeçarin nga Vevçani për shkak dyshimeve për uzurpim të pronës.

Raportohet që shkupjani përkundër asaj se është i vetëdijshëm për mbarimin e marrëveshjes për shfrytëzimin e plazhin në afërsi të Strugës të lidhur ndërmjet atij dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ai pa leje, në muajin qershor ka ndërtuar objekt hotelerik.

Në lidhje me objektin, i dyshuari 54 vjeçar kishte lidhur marrëveshje me 37 vjeçarin e dyshuar për të shfrytëzuar pronën dhe objektin prej 4 majit të vitit 2020 deri më 4 qershor të vitit 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button