Mbi 10 mjete shpërthyese në muaj gjenden në Tetovë, më të zakonshme bombat, granatat dhe minat, ja si të mbrohemi

Mbi dhjetë mjete shpërthyese të paeksploduara në muaj grumbullohen nga njësia për Mbrojtje dhe Shpëtim në Tetovë, sot ky institucion në bashkëpunim me Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) dhe të përkrahur nga NATO kanë shpërndarë broshura informuese për mbrojtje nga këto mjete. Arif Arifi bëri thirrje qytetarëve në momentin që hasen me mjete shpërthyese të  paeksploduara të lajmërojnë kompetentët, duke ju siguruar se për këtë nuk do të kenë pasoja, shkruan Portalb.mk.

Aleksandar Ivanov nga Fakulteti për Siguri
Aleksandar Ivanov nga Fakulteti për Siguri

Aleksandar Ivanov nga Fakulteti për Siguri potencoi rëndësinë e këtij projekti, duke informuar se i njëjti përkrahet nga NATO dhe ka për qëllim rritjen e sigurisë në vend nga këto mjete të rrezikshme në qoftë se me ata nuk veprohet profesionalisht.

“Jemi prezent këtu me qëllim të njoftojmë qytetarët me rrezikun nga mjetet e shpërthyese. Bëhet fjalë për projekt dy vjeçar i përkrahur nga programi “për siguri dhe qetësi” nga NATO me qëllim të gjetjes së mënyrës për zgjidhjen në mënyrë të mprehtë dhe gjetjen e dëshmive për këto mjete të paeksploduara” tha Aleksandar Ivanov, profesor në Fakultetin për Siguri në Shkup.

Mbi 10 mjete të tilla të rrezikshme çdo muaj gjenden në qytetin e Tetovës, Arifi gjithashtu potencoi se vetëm kohën e fundit në Manastir janë gjetur gjithsej 20 mijë bomba të pakrisura dhe të njëjtat janë asgjësuar.

“Po, në Tetovë minimum çdo muaj grumbullojmë mbi 10 mjete joeksploduese, më të zakonshmet janë bombat, granatat, minat, etj. Tash sa që e keni të njohur edhe në qytetin e Manastirit patëm mbi 20 mijë bomba të pakrisura, i grumbulluam dhe i asgjësuam, çdo muaj kemi paraqitje nga qytetarët, ata i mbledhim në bashkëpunim me SPB-në” Arif Arifi nga Njësia për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Arif Arifi nga Njësia për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Arif Arifi nga Njësia për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Ndërkaq Arif Arifi, udhëheqësi i njësisë për mbrojtje dhe shpëtim në Tetovë bëri apel deri te qytetarët që në momentin kur të hasen me mjete të tilla ti paraqesin menjëherë, duke ju siguruar atyre se nuk do të përballen me pasoja.

“Do të kisha dashtë të bëj një apel te të gjithë qytetarët, të gjitha mjetet joeksploduese që hasen në territorin e Tetovës dhe të RMV-së të paraqiten te drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, ne bëjmë grumbullimin dhe asgjësimin e tyre, pasoja nga paraqitja e qytetarëve nuk do të ketë, nuk duhet të ketë hezitim, qytetarët të mos frikësohen se mund të kenë ndonjë pasojë” tha Arif Arifi nga Njësia për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Si të mbrohemi?

This slideshow requires JavaScript.

Ndryshe, këshilla kryesore është që në momentin kur të haseni me mjete të tilla të rrezikshme, menjëherë të lajmëroni në numrin 192 dhe më pas institucionet kompetente do të asgjësojnë mjetin shpërthyes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button