Edhe sot tërmet në zonën Tetovë-Gostivar

Observatori Sizmologjik i Fakultetit Matematiko-Natyror në Maqedoninë e Veriut informon se sot në ora 12:06 minuta, ka regjistruar tërmet në zonën Tetovë-Gostivar me epiqendër 65 km në jugperëndim nga Shkupi dhe me magnitudë prej 2,3 ballë sipas Rihterit, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë nga popullata e Mavrovës, Gostivarit me intensitet prej III shkallës sipas shkallës evropiane makrosizmike.

Në po të njëjtën zonë, edhe dje është ndjerë tërmet, me fuqi 2.8 ballë sipas Rihterit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button