Sot në Shkup u shënua 20 maji – Dita e zjarrfikësve

Në Stacionin e zjarrfikësve në Autokomandë, sot u shënua solemnisht Dita e zjarrfikësve – 20 maj, informuan nga Qyteti i Shkupit, përcjellë Portalb.mk.

Komandanti i Brigadës së zjarrfikësve, Vlladimir Simonovski, përpara zjarrfikësve të rreshtuar i paraqiti raport kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Kryetari Shilegov tha se zjarrfikësit gjithmonë kanë qenë dhe do të mbeten heronj të qytetit, dhe humaniteti i tyre mbetet garancia më e madhe për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së banorëve të Shkupit. Ai theksoi se janë tejkaluar problemet disa dekadëshe të zjarrfikësve të Shkupit.

Përveç rritjes së pagave dhe pagesës së rregullt të të gjitha shtesave dhe ushqimit, numri i zjarrfikësve është rritur në 38 persona të rinj. Në dy vitet e kaluara, janë rinovuar uniformat dhe këpucët speciale të Brigadës së zjarrfikësve, ndërsa Shilegov, në periudhën deri më 10 qershor , njoftoi arritjen e shkallëve kundër zjarrit dhe pajisjeve shtesë të prokuruara bashkë me to.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button