Qendra për Shëndet Publik në Tetovë ka hapur laborator të ri për teste PCR

Në Qendrën për shëndet publik në Tetovë është hapur laborator i ri ku do mund të bëhen teste PCR për Kovid-19. Hapja e laboratorit është miratuar nga komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkaq përpos Qendrës për shëndet publik në Tetovë, do të shërbejë edhe për njësinë rajonale e qendrës në Gostivar, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“Laboratori mikrobiologjik dhe molekular në Tetovë, di laborator shtetërorë, do të punojë me testet të nivelit më të lartë dhe të sofistikuara PCR, të cilat detektojnë 4 tipe të gjenit të virusit korona. Me këtë u jepet mundësia qytetarëve të Tetovë dhe më gjerë në rajonin e pollogut, me siguri të lartë, sensitivitet në detektim dhe besim, të bëhen teste në këtë laborator. Bërja e testeve PCR në bashkëpunim me Fondin për Shëndetësi, do të zhvillohet përmes terminëve nga mjekët amë” tha Mumin Selmani nga Qendra për Shëndet Publik, Tetovë.

Në këtë laborator do të punojë kuadër profesional nga mikrobiolog specialist nga Tetova dhe Gostivari. Nga Qendra për Shëndet Publik paralajmërojnë se së shpejti do të hapet edhe punkt i ri për marrjen e briseve për Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button