Rusia e konsideron akt armiqësor dëbimin e diplomatit të tyre nga Maqedonia e Veriut

Më 14 maj, misioni diplomatik i Maqedonisë së Veriut ndërmori një akt armiqësor në marrëdhëniet me Rusinë. Qeveria, një diplomat rus, e shpalli për “person non grata”- të padëshiruar. E dënojmë ashpër këtë akt të marrë pa ndonjë arsye, që do të ndikojë në marrëdhëniet e ndërsjella midis Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut. Do të pasojnë masa përkatëse, thuhet në reagimin e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, njofton Portalb.mk.

Më 18 maj, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë njoftoi se “në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike, vendosi të shpallë një diplomat të Ambasadën së Federatës ruse person të padëshirueshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, më 14 maj 2021, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ishte thirrur ambasadori i Federatës Ruse, gjatë së cilës i është dorëzuar nota në të cilën theksohet se diplomati duhet ta lëshojë territorin e Maqedonisë së Veriut në afat prej shtatë ditëve”, thuhej në komunikatën e MPJ-së.

Për këtë veprim të MPJ-së së Maqedonisë, deklaratë dha edhe presidenti Stevo Pendarovski, i cili tha se rasti është i dokumentuar nga institucionet kompetente dhe se nuk bëhet fjalë për improvizim.

“Ato janë çështje senzitive, jam i informuar prej para disa ditësh. Prej asaj që e pash, rasti është dokumentuar nga institucionet shtetërore, nuk bëhet fjalë për improvizim. Për shkak të natyrës së çështjes nuk mundem më tej të komentoj. Ka afat që ta lëshojë vendin, mendoj se është 7 ditë, pastaj është mbajtur llogari nga aspekti njerëzor, që të mos jetë ajo brenda natës, ata njerëz kanë edhe familje, është johumane që të veprojmë ashtu”, tha Pendarovskbi.

Maqedonia e Veriut në vitin 2018-të u përplas me Rusinë mu për shkak të dëbimit të atëhershëm të një diplomatit rus për shkak të sulmit me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal në Britani të Madhe. Akti i dëbimit ishte shprehje solidarizimi i RMV-së me shtetet aleate të Perëndimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button