Mijallkovi mbetet në paraburgim, gjykata hodhi poshtë garancinë e ofruar

Ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, mbetet në paraburgim, pasi këshilli penal në Gjykatën Themelore Penale në Shkup refuzoi garancinë e ofruar prej 10.8 milion eurosh, njofton Portalb.mk..

Këshilli konsideron se pavarësisht garancisë së ofruar, akoma ekziston rrezik që ai të arratiset.

“Këshilli Penal i repartit për krim të organizuar dhe korrupsionin, pas marrjes së mendimit pozitiv nga prokuroria kompetente, për pranimin e propozimit për heqjen e masës së paraburgimit me garanci, solli vendim me të cilin ka hedhur poshtë propozimin e mbrojtjes si të pabazë. Këshilli, pasi studioi shkresat e lëndës, konsideron se akoma ekzistojnë arsye për mbajtjen e paraburgimit, duke marrë parasysh llojin dhe karakterin e veprës penale dhe lartësinë e dënimit të shqiptuar”, thonë nga gjykata.

Përndryshe dje Prokuroria konfirmoi se kanë dhënë pajtueshmëri që ai të mbrohet në liri, pasi garancia e ofruar është për afër 11 milionë euro.

“Prokuroria duke i vlerësuar rrethanat dhe duke i pasur parasysh gjetjet në propozimin dhe plotësimin për shfuqizimin e masës së paraburgimit dhe dhe këmbimin e saj me masën garanci, ka vlerësuar se lartësia e garancisë së ofruar në propozimet e dorëzuar në vlerë prej 10.871.170 euro është e pranueshme për Prokurorinë për sigurimin e pranisë së të akuzuarit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit”, thanë dje nga Prokuroria.

Ende nuk ka detaje nga Prokuroria për parahetimin lidhur me arratisjen e Mijallkovit që ndodhi përpara shqiptimit të dënimit në lëndën “Target dhe Fortesa”. Atëherë ai u zhduk për 48 orë, pas çka vetë u paraqit me arsyetimin se ka qenë i sëmurë.

Mijallkovi është në burgun e paraburgimit në Shkup që nga 23 shkurti, kur pas disa ditësh zhdukje misterioze ai u paraqit para prokurorisë që të marrë vendimin për paraburgim. Paraprakisht, pas informacioneve nga prokurorja Vilma Ruskovska në lidhje me arratisje të mundshme të Mijalkov, gjykata për të urdhëroi arrest shtëpiak, por policia nuk e gjeti në adresën e banimit.

Përderisa ishte në paraburgim, për Mijalkovin u shqiptuan dy vendime të shkallës së parë, dënim me 12 vjet burg për rastin e përgjimit të paligjshëm Target-Fortesa dhe një dënim me 8 vjet burg për rastin Trezori dhe prokurimi i paligjshëm i softuerit për monitorim të komunikimeve elektronike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button