Sileks, fitues i Kupës së Maqedonisë së Veriut

Sonte u zhvillua finalja e Kupës në futbollin e Maqedonisë së Veriut mes ekipeve Sileks dhe Akademisë Pandev. Loja u zhvillua në Arenën Nacionale “Todor Proeski” në Shkup dhe fitues ishte ekipi Sileks me rezultatin final 4:3 me penale, transmeton Portalb.mk.

Për shkak se në përfundim të ndeshjes nuk pati një fitues mes dy ekipeve, u vendos që të jepen minuta shtesë për të zhvilluar ndeshjen. Edhe në këtë rast nuk arriti që njëri nga ekipet të siguroj fitoren dhe përfundimisht u zhvillua ndeshja me penale. Rezultati final ishte 4:3 me ç’rast ekipi Sileksit arriti të fitoj kupën e Maqedonisë së Veriut dhe të siguroj kështu daljen në garat evropiane.

Ndryshe, Shkëndija e Tetovës më 16 maj ka ngritur trofeun e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut, teksa ka barazuar 1-1 ndaj Shkupit në sfidën e fundit të kampionatit 2020/21. Shkupi në këtë kampionat siguroi vendin e dytë, derisa Struga Trim&Lum siguroi vendin e tretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button