fbpx

Dy qendra vaksinimi janë hapur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria, do të përdoren tre lloje të vaksinave

Bullgaria prej sot mundëson vaksinimin falas të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që kanë pasaportë bullgare, pas hapjes së dy qendrave për vaksinim kundër Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

Mjeku bullgar Milen Vrabevski, raportoi EN, sqaroi që deri më tani janë paraqitur 2 mijë qytetarë për të shfrytëzuar këtë të drejtë, duke pasur mundësi të përzgjedhin ndërmjet vaksinës “AstraZeneca”, “Pfizer” dhe “Moderna”.

“Ata vazhdimisht marrin donacione, por sërish të pamjaftueshme, ndaj dhe vendosëm të bëjmë këtë gjest me iniciativën time dhe një vendim të Këshillit të Ministrave. Ne duam të tregojmë se e kemi për detyrë ta bëjmë”, thotë Vrabevski.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 12 352 qytetarë, ndërsa 219 977 doza të vaksinës janë aplikuar deri më tani, 33 831 qytetaarë me dy doza, derisa për vaksinim janë paraqitur 376 793 qytetarë.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se pritet që në fillim të qershorit përmes mekanizmit Kovaks të arrijnë 500,000 vaksina kineze Sinovak, si dhe 100,000 Pfizer. Në ndërkohë, çdo të hënë do të arrijnë nga 10,000 vaksina Pfizer si rezultat i një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë midis shtetit dhe kompanisë për prodhimin e vaksinave.

Ministri i Shëndetësisë informoi gjithashtu se nga java tjetër Maqedonia e Veriut do të lëshojë “green pas” me  QR kod,  që do të përmbajë kovid- informacione për qytetarin, gjegjësisht a ka marrë vaksinë, informacion në lidhje me test PCR, si dhe test për antitrupa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button