RMV, më 5 qershor do të realizohet testimi ekstern i 4 mijë nxënësve në gjuhën shqipe, nxënësit e infektuar testohen në fund të muajit

Në Maqedoninë e Veriut më 5 qershor nga ora 10:00 do të fillojë testimi i 15 294 maturantëve, prej të cilëve 7 050 janë gjimnazistë, 7 983 shkollat profesionale dhe 261 nga shkollat e artit, transmeton Portalb.mk.

“Më 5 qershor do të testohet në lëndët e detyrueshme. Në gjuhën maqedonase dhe literaturë do të testohen 10 848 kandidatë, në gjuhën shqipe dhe literaturë 4 078, ndërsa në gjuhën maqedonase dhe literaturë 272”, njoftojnë nga Qendra  për provime shtetërore, ndërsa më 11 qershor do të mbahet testimi për gjuhë të huaj, matematikë (4134), estetikë (66) dhe filozofi (14).

Në kuadër të testimeve, planifikohen 2 lëndë eksterne, 2 interne dhe një detyrë projektuese.

Raportohet që për realizimin e testimit janë vaksinuar rreth 2 mijë testues, derisa nxënësit që do të jenë të infektuar, do të shfrytëzojnë terminin shtesë më 25 dhe 28 qershor. Rezultatet pritet të publikohen brenda 30 ditëve nga provimi i fundit ekstern.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button