Mbaroi konkursi për inverter në vlerë deri një mijë euro, por Qyteti i Shkupit paralajmëroi mundësinë për rihapjen e saj

Për të shfrytëzuar mundësinë për subvencionimin e inventarëve nga Qyteti i Shkupit, kanë aplikuar gjithsej 1 656 qytetarë, duke plotësuar vlerën e shumës së paraparë për këtë projekt, transmeton Portalb.mk.

Qyteti i Shkupit sqaroi që mjetet e paparapara për këtë projekt janë shterur përmes këtyre aplikimeve, derisa në ditët në vijim do të përpunojë kërkesat e arritura.  Në rast se do të largohen aplikimet për shkak parregullsive, konkursi ka mundësi të rihapet,

Thirrja publike ka përfshirë kthimin e mjeteve për të gjitha inverter që janë blerë prej 1 janarit të këtij vitit, për çka qytetarët kanë pasur mundësi të shfrytëzojnë mbështetje financiare deri 62 mijë denarë.

Ndryshe, Qyteti i Shkupit më 22 prill ka shpallur thirrje publike për dhënien e subvencioneve për blerjen e kondicionerëve inverter në vitin 2021, ndërsa qytetarët do të mund të aplikojnë online.

Fondet e siguruara për këto subvencione janë marrë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në vitin 2020 Qyteti i Shkupit ka pranuar fonde në vlerë prej 322.400.000.00 denarë. Në thirrjen publike të këtij viti do të përdoren mjetet e parealizuara nga thirrja publike e vitit të kaluar ose një shumë në vlerë prej 107.404.074.00 denarë.

Këto subvencione janë pjesë e masave që Qyteti i Shkupit ka siguruar në Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe Planin Aksional të Strategjisë së Ndryshimit Klimatik të Qytetit. Sipas hulumtimeve të shumta mbi cilësinë e ajrit në Shkup, pjesë më të madhe të emetimit të grimcave PM10 dhe PM2.5 ka për shkak të ngrohjes së shtëpive që nuk kanë ngrohje qendrore. Kjo ndodh, kryesisht, për shkak të djegies jo të plotë dhe joadekuate të druve të zjarrit, cilësisë së dobët të drurit, mënyrës së ruajtjes së tij dhe përdorimit të stufave të vjetra dhe teknikisht të dëmtuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button